Kreshnik Rama

Perkujtime

E martë, 19 mars 2024

Kreshnik Rama

Më: 21 prill 2018 Në ora: 00:42
Kreshnik Rama

Sot kaluan 11- Vite pa Birin, Vëllain, Dajën tonë

I dashur Biri ynë Nik, vdekja të rrëmbeu pa e shijuar jetë që aq shumë e deshe.

Ike në amshim në vrullin e rinis, duke na lënë përherë të pikëlluar me dhembje në zemër, por edhe me brengën e përjetshme.

Mungesën tënde e ndjejmë në çdo etapë të jetës, në çdo herë jemi ndier krenarë qe të patëm Birë, por tani ndjehemi edhe me shumë krenarë për veprat që ti në çdo moment të jetës bëre, kudo qe ne shkojmë dhe kudo që ne rrimë ti je shembull.

Kur fillojmë të shkruajmë për ty, nuk dimë të ndalem.

Dhe ne kurrë nuk do te ndalem te shkruajmë, të flasim, të bisedojmë me ty.

I përjetshëm do të jetë kujtimi për Ty.

Të Përkujtojnë me Mall: Babai Brahim M. Rama, Nëna Nushe Rama.

Të lësh kujtime të mira, do të thotë të mos harrohesh kurrë. E kemi shumë vështirë me fatin se nuk je më në mesin tonë.

Ishe shembull i bujarisë, i mirësisë, dhe i tillë do të mbetesh përherë ne kujtesën tone.

Mungesa jote do të jetë përherë plagë e pa shëruar në zemrat tona.

Jemi krenarë që të patëm, do të jesh gjithmonë i përjetshëm dhe i pa harruar.

Të përkujtojmë me Zemër të thyer: Motra Arjeta me Bashkëshortin Avni Kastrati, fëmijët: Alisa, Adnani dhe Aurela.

Sa shpejt kaluan vitet pa të pasur pranë neve. Natën e 22 Prillit nuk do ta harrojmë kurrë, kur në magjes morëm lajmin më të hidhur në jetën tonë se Ti ndërrove jetë. Ike shumë i ri Nik, në kohën më të mire të jetës sate. Ike kur ti pate aq shumë dashur për jetë.

Sa shumë na mungon ajo buzëqeshja jote e ëmbël, ajo gjallëri e jotja.

Të kujtojnë me Mall: Motra Arbureta me Bashkëshortin Bajram Demaj, fëmijët: Ermira, Alma, Etjola dhe Doriani.

Asgjë në këtë botë nuk është si më parë. Ikën vitet, më mirë mos të kishin iknin kurë. Se ne duam që të kthehesh prapë, ne atë jetë kur ti ishin pranë neve shpirtin i motrës! Kaluan shumë vite, pa buzëqeshjen, ngrohtësinë e fjalëve dhe të zemrës tënde! Jetës sonë ju shtua jo një dhembje, por një helm i përjetshëm. Ne do të duam gjithnjë shumë, pambarimisht derisa të shuhemi dhe të nisemi për tek Ti!

Me lot në Sy, Të Përkujtojnë: Motra Argita me Bashkëshortin Sami Boletini, Fëmijët: Erindi dhe Erisi.

Pa Ty asgjë s'ka kuptim,

Mungesa jote po rritet çdo ditë e më shumë , ndërsa kujtimi për Ty na jep forcë.

Kaluan shumë ditë, shumë pranvera dhe sot u mbushën 11 vite pa Niki ynë.

Faleminderit që na le faqebardhë, ballëhapur dhe krenarë!

Mburremi me Ty! Na la përgjithmonë me mall dhe të pikëlluar e zemër të thyer për Ty Vëlla!

Të përkujtojnë me shumë mall: Motra Arnita me bashkëshortin Gazmend Kadrija, Mbesa Adea, Nipat Ledioni, Nolani dhe Dilani.

Me dhembje dhe mallë kaluan 11 vite pa e dëgjuar zërin tënd. Ska fjalë të mjaftueshme për të përshkruar mungesën tënde tek ne. 

Dhimbja për Ty është aq e madhe saqë çdo ditë pikon pak e nga pak , tërë jetën do të lutemi për shpirtin tënd të bardhë.

Do të kemi udhërrëfyes të heshtur, do të shohim në ëndrra , do të flasim me Ty, me zërin tënd të bukur, sepse ndryshe nuk dimë dhe nuk mësohemi pa Ty.

Të Kujtojnë me Mall: Motra Aferdita me Bashkëshortin Afrim Ibraimi dhe Nipi po sa i lindur Rajani dhe mbesën Emmy.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat