Sefer (Bekë) Hadergjonaj

Perkujtime

E premte, 29 mars 2024

Sefer (Bekë) Hadergjonaj

Më: 9 maj 2018 Në ora: 00:28
Sefer (Bekë) Hadergjonaj

Sot, u bë një vit pa më të dashurin tonë, Baba, Gjysh, Vjehërr.

Vështirë është të shkruhet  kujtimi për Ty i dashur Baba.

Ishe njeri i drejtë për të gjithë, dhe pranvera pa Ty po vjen e zbraztë dhe e ftoftë. Pa buzëqeshjen tënde dhe fjalët e tua të ëmbla, për Ty malli sot është i madh,

po ndërrohen stinët e jo dhembja, po qan syri e po të kërkon zemra. Nuk vdiqe por je gjallë. Gjithmonë në mendjen dhe zemrat tona.

Ishe i urtë, bujar, një Baba dhe Gjysh i shkëlqyer. Fjalët e tua do të jenë një motiv më shumë që ne të përcjellim urtësinë dhe afërsinë ndaj të tjerëve ashtu siç deshe Ti.

Mungesa jote ndihet gjithnjë e më shumë në çdo hap të jetës. I lehtë të qoftë dheu në përjetësi  Baba i dashur!

Me mallë të përhershëm e përkujtojnë: Familja Hadërgjonaj nga Sllupi i Deçanit e Zvicra.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat