Hajrije (Seferaj) Kurbogaj
(1935 - 2006)
12 vite kaluan pa Ju Nënë e malli për Ju nuk u shua.
Ike atëherë kur ne kishim nevojë më së shumti për këshilluat tuaja , sepse tërë jetën e shkrive vetëm e vetëm për të na rritur, edhepse me një skamje
të skajshme por që qëllimit ia arrite dhe neve na rrite. Prandaj pusho e qetë se edhe ne kujtimet për Ju i kemi të freskëta sikur në ditët tona më të hershme.
Fazli (Tahir) Kurbogaj
(1894 - 1986)
Baba i dashur , vitet po kalojnë e malli dhe kujtimi për ju sa vie e shtohet.
Ishe dhe mbete shembëlltyrë e pa shlyer për të kaluarën e Rugovës dhe për besën e dhenë ndaj Atdheun sa që as para Tytave të armikut sllave nuk u përkule por qëndrove stoik e vertikal për tu treguar brezave të ardhshëm se pa besë e qëndresë nuk ka ATDHE.
Ramë (Fazli) Kurbogaj
(1969 - 2012)
O i dashuri Vëlla , Baba e Bashkëshort , u bënë 8 vite sa 8 shekuj që po të presim se kur do të na kthehesh ,
por ja që vdekja qenka e pakthim, ndërsa ne fëmijët tu po rritemi me mallë e pikëllim që nuk të kemi pranë.
E tillë është mungesa juaj edhe për bashkëshorten, vëllezërit e motrën tuaj, që tani po jetojnë me kujtimet më të mira për Ju.
Andaj prehu i qetë , se ne nuk të harrojmë deri sa ky dhe i Kosovës të na bashkoj.
Me mallë të pashuar ju përkujtojnë: Vajza-Motra Nuria, djemtë - vëllezërit Tahiri, Qazimi, Rrustemi e Sadiku, rejat, bashkëshortja, nipat, mbesat, vajzat e djemtë si dhe mbarë Familja Kurbogaj nga Rugova, Zahaqi, Peja e diaspora.