Edhe në ditët ndër më të vështirat kur Junikun e kishte pllakosur pesha e rëndë e jetës plumb, Ti ishe e vendosur dhe qëndrove në trojet e trashëguara brez pas brezi në mbrojtje të vlerave njerëzore dhe kombëtare e për një copë diell te lirisë.
Në të vërtetë, ndonëse vitet po ikin, malli për Ty më e dashura jonë, sa vjen e rritet. Gjithmonë do të jemi krenar për veprën, sakrificën dhe nderimin që le pas edhe si porosi e përjetshme se Liria nuk ka çmim.
I përjetshëm kujtimi për Ty motër, më e mira motër Zejnije- LAVDI!
Me pijetet dhe mallë të pashuar e përkujtojnë: Nëna Xufa , motrat Tima dhe Hasimja si dhe mbarë familja nga Juniku e Dobroshi.