Elhame Aliu

Perkujtime

E martë, 19 mars 2024

Elhame Aliu

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 00:52
Elhame Aliu

Kaluan 3 vite që kur ike, për të tjerët ikën shpejt, ndërsa për ne janë vitet më të vështira të jetës. Mundohemi të ngushëllohemi me faktin që le vetëm kujtime të ëmbla me gjithë njerëzit që njohën bukurinë e shpirtit tënd e cila reflektonte në sytë e tu bukur e të shkruar.

Na mungon gjithmonë, na mungove edhe kur erdhi në jetë mbesa jote e parë, do të ishe një teze e mrekullueshme.

Sa shumë i doje femijët, kishe një lidhje të veçante me ta. Shpeshherë kujtojmë momentet e ndryshme që na tregoje me fëmijët në çerdhe dhe me sa shumë dashuri përpiqeshe t’i ndihmoje të mësonin poezitë e tyre për festat e fundvitit shkollorë, ishe edukatorja e tyre e preferuar.

Kush mund të njihte e të mos dashuronte personalitetin tënd të rrallë.

Të kujtojnë me mallë dhe dashuri të përhershme prindërit: Haqifi dhe Hatushi, motrat Merita, Shqipja, Arta dhe vëllau Ilmiu.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat