ARBËR REXHEPI

Perkujtime

E premte, 29 mars 2024

ARBËR REXHEPI

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 00:29
ARBËR REXHEPI

E sa mallë për Ty Arbër... 

Edhe një vit tjetër shkoi, dhe akoma nuk mund të themi dot që ishe dje e nuk je sot, është sikur po jetojmë një ëndërr nga e cila nuk do te zgjohemi deri të vijmë tek Ti. 

Sot jemi një shkëmb krejt të thërrmuar, njësoj si jashtë edhe brenda, ishe pjesë e jetës tonë por tani po fle nën hijen e ëndrrave

tona . Sa vështirë e kemi të vazhdojmë jetën para kur Ti nuk je me ne dhe asgjë nuk është më sikur përpara.  Shpirti yt tani larg nga ne, në parajsë strehë ka gjetur, por të ndjejmë afër edhe pse nuk je. 

Sot u bënë 3 vite pa buzëqeshjen, fjalët dhe ngrohtësinë tënde, do kalojnë edhe shumë vite pa Ty por malli dhe dhembja për ty nuk do mund ta gjejnë askund qetësinë që të shuhen. Zemres tonë iu shtua një dhimbje e madhe nga vdekja jote, por për aq sa jetove na le mbrapa me plot krenari dhe mburrje për Ty. Jeta me Ty ishte ndryshe , por fjalët e tua, buzëqeshja jote dhe imazhi yt do të ekzistojnë gjithmonë në zemrat tona. Do të mbetesh gjithmonë kujtimi më i shtrenjtë dhe më i dhimbshëm  në zemrat tona ARBËR!

Të përkujtojne me shumë mallë :Gjyshja Habibja, Axha Kadrushi, Teta Hasimja, fëmijet Marigona, Deliza, Izmiri, Delvina, Orani.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat