Arbër Rexhepi

Perkujtime

E martë, 19 mars 2024

Arbër Rexhepi

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 00:40
Arbër Rexhepi

3 vite pa më të dashurin tonë

Data 9 shtator,  do të jetë data më e mallkuar ne jetën tonë, ku na ndaloi në gjysmë buzëqeshjen tënde. 3 vite  pa Ty ARBËR. Arrijmë t’i ngrohim zemrat tona me kujtimin për Ty i shtrenjti ynë Bir,Vëlla, duke kujtuar dashurinë e madhe që na le ne zemrat tona. Nuk  do të jetë e lehtë të marrësh lapsin e të shkruash ca rreshta malli dhe dhimbje kemi për Ty. Çdo fjalë që shkruaj është e paktë që ta përshkruaj zbrazësinë dhe mallin për Ty. Kaluan plot  3 vite që na humbi lumturia që kishim me Ty. Lotët nuk kanë të ndalur, por gjithmonë do të krenohem që patëm një djalë dhe vëlla fisnik dhe bujar.

Puna, vepra dhe fjalët tua do të mbesin gjithmonë udhërrëfim për ne.

Të përkujtosh një engjëll si Ti është pjesë e pandashme e përditshmërisë sonë, është mendimi më i natyrshëm dhe më spontan për njerëzit që të duan edhe përtej dhimbjes edhe përtej kësaj jete. Ike pa lamtumirë ashtu sikur zogjët shtegtarë që lëshojnë foletë e tyre ashtu ike Ti. 

Data 09.09.2015  do të mbetet dita më e hidhur e jetës për të gjithë ata që njohën bukurinë dhe madhështinë e shpirtit tënd. Sa shumë na mungon ajo buzëqeshja jote e ëmbël dhe plot jetë, ai shikimi yt i bukur që reflektonte pozitivitet, ajo gjallëri e jotja që vetëm Ti munde të na dhurosh neve.

Ti jeton përjetësisht në zemrat tona.

E përkujton me mallë: Babi Neziri, Nani Mirveti, Motrat Albulena, Albina dhe Agnesa, Vëllau Albini, Nipi Froni dhe mbarë Familja Rexhepi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat