Shumë vështirë qenka të shkruajmë përkujtimin për Ty ashtu siç është e vështirë jeta pa Ty.
Po vazhdojmë të jetojmë me kujtimet, fjalët, dashurinë, zemërgjerësinë që Ti e pate jo vetëm për ne por për të gjithë.
Ty të rrëmbeu vdekja në moshën e rinisë, bashkë me TY u shua edhe gëzimi për ne .
Ti ike kur ne patëm më së shumti nevojë për Ty.
Me vete more copa të zemrës tonë që përjetë do të pikojnë dhimbje, por forca jonë do të jesh Ti.
Gjithmonë do të jesh i pavdekshëm në zemrat tona.
Me mallë e dashuri e përkujtojnë: Nëna Cyma, bashkëshortja Raza, djemtë Ardiani e Albini, vajza Adea, vëllezërit Xhaviti e Esati motrat Mejremi, Eminja e Ganimetja, kunatat nipat e mbesat si dhe mbarë familja Mehaj nga Istogu dhe Brukseli.