Driton (Isa) Panxhaj

Perkujtime

E enjte, 28 mars 2024

Driton (Isa) Panxhaj

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 00:08
Driton (Isa) Panxhaj

Kur ditët rrokullisen kaq shpejtë dhe Ti ike , neve na le me zemër të thyer.

Unë Nëna jote s'di nga ta marr forcën për të jetuar , e të shkruaj përkujtimin për Ty në vend ta shkruash Ti biri im për mua .

Dora po më dridhet e lotët nuk më ndalen , si shoh shkronjat për të shkruar , por nga malli biri im që djeg si zjarr unë Nëna jote desha dy tri fjalë për Ty ti thurri. Jeta pa Ty s'ka kuptim ,dhembja  nuk ka kufi , lotët nuk kanë fuqi , ta shprehin mallin për Ty.

Në rrethin familjarë u shua një dritë , Ti vëlla na le përgjithmonë në errësirë se neve na mbante shpresa se kësaj vere do të mbledheshim  bashkë sikur kur ishim fëmijë, por me mungesë të motrës.

Ditë e kobshme  për ne kur morrëm lajmin e zi se Ti na i shuajte ëndrrat në familje .

Ishim  me fat që të patëm , por mbesim të pikëlluar për Ty , përgjithmonë që të humbëm ..

Me mallë të përjetshëm : Nëna Hajrija , Vëllezërit Musa,Dugagjini,Motrat Nexhmija,Vjosa,Shqipja,Kosovarja nga Peja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat