Bllokadat në Kuvend, për pengimin e Gjykatës Speciale?

Politika

Bllokadat në Kuvend, për pengimin e Gjykatës Speciale?

Nga: Mimozë Lakna Më: 11 korrik 2016 Në ora: 16:39
Foto Bota sot

“Është përfolur, që edhe bllokadat në Kuvend, kanë pasur për qëllim pengimin e themelimit të Gjykatës, duke u munduar që të negociohet më ndërkombëtarët për favorizim, apo linçim të personave të caktuara nga akuzat e kësaj gjykate, mirëpo të gjithë këto janë hipoteza, derisa nuk ka bazë të fakteve. Arsyet më të shpeshta që dëgjohen në këtë proces për vonimin e themelimit të kësaj Gjykatë, thuhet se kanë të bëjnë me çështje procedurale, mirëpo realisht këto janë një farsë.”, potencon analisti Albrim Badallaj.

Qeveria e Kosovës, ende nuk i ka miratuar aktet nënligjore për zbatimin e ligjit Projektligjit për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të personave të akuzuar potencial në proceset gjyqësore pranë Gjykatës Speciale.

Nenit 9 i këtij projektligji, përcakton: Qeveria miraton akte nënligjore për zbatimin e këtij ligji, më së largu tre muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit. Por, ky nen duket, se nuk është marrë parasysh nga qeveritarët. Ndonëse, po bëhet një vit, që kur deputetët e Kuvendit të Kosovës, i kishin dhënë dritën e gjelbër, krijimit të Gjykatës Speciale, ky institucion nuk është finalizuar ende.

Trajnimi i avokatëve nga Kosova për të qenë pjesëmarrës në procesin e hetimeve të Gjykatës Speciale, ndarja e buxhetit dhe përcaktimi i vendit ku do të mbahen proceset gjyqësore, janë vetëm disa nga përgatitjet që janë bërë sa i përket procesit të funksionalizimit. Ndërkohë, finalizimi i punëve për themelimin e Gjykatës e cila do t`i hetojë krimet e luftës, të supozuara nga Senatori Dick Martty, ende nuk ka ndodhur.

Skenari i ndërkombëtarëve

Zafir Berisha, deputet nga Nisma për Kosovën, ka thënë për gazetën “Bota sot”, se arsyet e vonesave mund t`i dinë vetëm projektuesit e Gjykatës Speciale. Ndërkaq, sipas tij, Gjykata Speciale, është një atak mbi vlerat e UÇK-së. “Nuk e di pse po vonohet, se a duhet miratohen a jo e dinë projektuesit e kësaj gjykate. Përndryshe unë vazhdoj të mendoj, se gjykata është atak në vlerat e UÇK dhe ka qenë e panevojshme ose ndryshe thënë padrejtësia e radhës që i bëhen shqiptarëve.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat