Cilët janë deputetët e korruptuar?

Politika

Cilët janë deputetët e korruptuar?

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 13 korrik 2016 Në ora: 16:38
Kuvendi i Kosovës

Korrupsioni, nuk është më thjesht një përceptim, por fakt. Ai kalon nëpër duar  deputetësh e ministrash, të cilët nga injoranca politike që i përfaqëson, nëpërmjet veprimeve që bëjnë, pranojnë hapur se vendin e kanë në burg, dhe jo në Kuvend, nëpër ministri apo në  institucione të tjera shtetërore.

Gjatë diskutimit të projektligjit për Investime Strategjike, në Kuvend, ku nuk munguan polemikat, pothuajse, një pjesë jo e vogël e deputetëve, veçse pranuan se janë të zhytur në korrupsion dhe njëherësh në krim. Madje, për të penguar miratimin e këtij projektligji, që synim ka parandalimin e korrupsionit në fushën e ekonomisë, vunë në zbatim edhe skenare të ndryshme.

Në kohën që kryetari i Komisionit Ekonomik Parlamentarë, Muhamet Mustafa, po prezatonte projektligjin në fjalë, deputeti i “pavarur”, i PDK –së, Shaip Muja, ka kërkuar miratimin e projektligjit nen për nen, me qëllim që të pengohej zbatimi i tij. Nën  zë u tha, se ky është skenari që u përgatit nga PDK –ja, pasi me miratimin e këtij projektligji, do të dështonin aferat e tyre korruptive.

Në këtë mënyrë, vetëm më praninë e deputetëve të LDK –së, në sallën e  Kuvendit, miratimi projektligjit dështoi  dhe skenari i të korruptuarëve triumfoi dhe njëherësh shkaktoi regime tek ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami.  Kjo e fundit,  ka deklaruar se nëse ky ligj kalon në Kuvend, më nuk do të lejohen favorizimet për kompani të caktuara e bazuar në këtë do të parandalohet edhe korrupsioni. “

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat