PDK-ja, luan me vrasjet e pasluftës!

Politika

PDK-ja, luan me vrasjet e pasluftës!

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 15 korrik 2016 Në ora: 17:17
Ilustrim

Partia e Demokratike e Kosovës, duke dashur të fshehë dështimet e saj, me çdo kush kërkonte, t’ia kalonte drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë, partneres së koalicionit, LDK –së. Për muaj të tërë, nëpërmjet metodave të ndryshme, ata e lanë thuajse pa udhëheqës Ministrinë e Drejtësisë, duke pritur gjunjëzimin e  LDK –së. Justifikimi  që vinte nga zyrtarë të PDK –së, ishte, se me “dorëzimin”, e Ministrisë së Drejtësisë, te LDK –ja, kjo e fundit do të pushonte së ankuari për moszbardhjen e  vrasjeve të pasluftës.

Thënë ndryshe, kjo ishte një metodë për t’i mbyllur gojën  LDK –së, ndërkohë që dosjet e të vrarëve të pasluftës, në mos janë zhdukur, kanë mbetur të pluhurosura në sirtarët e organit të akuzës. Që do të thotë, se edhe pa patur LDK –ja, drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë, nëse drejtësia, do të funksiononte dhe nuk do të shantazhohej nga politika, vrasjet në fjalë do të ishin zgjidhur me kohë. Por, lojërat e PDK –së, janë të paskrupullta deri në atë pikë, saqë  luajnë  me ndjenjat e familjarëve, të të vrarëve të pasluftës.

Nga LDK –ja, asnjëherë nuk u pranua, kjo ofertë e PDK –së, gjë që e detyroi PDK –në, të mbajë sërish Ministrinë e Drejtësisë. Dhurata Hoxha, ish këshilltarja e Hashim Thaçit,  është drejtuesja e re e Ministrisë së Drejtësisë, e cila nga njohja e problematikave apo mosnjohja e tyre, sapo ka marrë detyrën, është shprehur për luftim të korrupsionit dhe të krimit të organizuar. Hoxha, në njëfarë mënyre, ka premtuar se do të luftojë ata që e çuan në krye të Ministrisë së Drejtësisë.

Deklarata e Hoxhës, është komentuar në rrethe të ndryshme shoqërore, por më shumë se seriozitet ka ngjallur hilaritet.  Gjithsesi, kjo mbetetet për t’u parë, në rast se ministrja Hoxha,  nuk  shndërrohet  në vegël,  të të inkriminuarve dhe të  të korruptuarëve. Ndërkaq, kryeministri Isa Mustafa, i cili nuk ra pre e lojërave të LDK –së, i ka kërkuar ministres së re rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat