Dështimet e Ministrit Enver Hoxhaj në diplomaci

Politika

Dështimet e Ministrit Enver Hoxhaj në diplomaci

Hava Orana-Xhukolli Nga Hava Orana-Xhukolli Më 15 korrik 2016 Në ora: 17:35
Enver Hoxhaj

“Shkon një i dështuar dhe vjen një tjetër i dështuar. Arnimet e tilla nuk e justifikojnë paaftësinë dhe mospunën e ekzekutivit, por as të ministrave përkatës, të cilët duhet të largohen nga pozitat që mbajnë, e jo të bartën nga një ministri në tjetrën”, ka thënë analisti Faik Krasniqi, duke iu referuar emërimit të Enver Hoxhajt, në krye të dikasterit të jashtëm.

Enver Hoxhaj është rikthyer në pozitën e dikurshme si ministër i Punëve të Jashtme. Ndonëse ishte pjesë e mazhorancës, në mandatin e kaluar, detyrën e Ministrit të Jashtëm e mori ish kreu i partisë së tij, Hashim Thaçi.   Por nuk vonoj shumë dhe gjithçka shkoj siç ishte planifikuar, Hashim Thaçi, me emërimin e Thaçit, President,  Hoxhaj u rikthye sërish në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme, duke anashkaluar kështu Petrit Selimin, i cili bëri çmos që të drejtonte atë ministri. Është realitet, se ish ministri Thaçi u kritikua për punën e tij sa udhëhoqi me këtë dikaster, pasi ka  pasur shumë ngecje në lobimin e Kosovës.

Por edhe më i kritikuar ishte ministri aktual, Enver Hoxhaj i cili në mandatin e tij të parë arriti të siguroj pak njohje. Brenda periudhës tetë vjeqare që Kosova u bë shtet, ia arriti të njihet nga gjithsej 111 shtete. Numri më i madh i këtyre njohjeve ndodhi në fillim të shpalljes së pavarësisë, ndërsa më së shumti pati ngecje në vitin e kaluar, që Kosovën e njohën vetëm tre shtete. Shpallja e Kosovës shtet i pavarur, në vitin 2008, mori 53 njohje, vit që deri më tani konsiderohet të jetë më produktivi në këtë aspekt.

Njohjet pësuan rënie menjëherë në vitin 2009, kur për 12 muaj Kosovën e njohën 11 shtete, derisa një vit më vonë ishin tetë shtete që pranuan pavarësinë e Kosovës. Ndërsa,  në vitin 2011 Kosovën e njohën 12 shtete, aq sa edhe në vitin 2012. Në vitin 2013 u regjistruan tetë njohje, derisa në vitin 2014, vetëm katër të tilla.  Në viti 2015,  kur në krye të diplomacisë të Kosovës, qëndroi Hashim Thaçi, u  shënuan vetëm  tre njohje.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat