Shantazh për të marrë drejtimin e FSK –së?

Politika

Shantazh për të marrë drejtimin e FSK –së?

Nga: Etleva Skonja Më: 17 korrik 2016 Në ora: 16:13
FSK

Forca e Sigurisë së Kosovës, po përdoret si kartë rezervë nga politika. Në momentin, që ndonjëra nga partitë politike në Kosovë, e ndjen se ka humbur terren, përdor çështjet që janë më të ndjeshme për opinionin publik. Kështu ka ndodhur dhe me Forcën e Sigurisë, e cila po mbahet peng nga politika, duke zvarritur transformimin  në Forca të Armatosura të Kosovës.

Dhe rëndom, si justifikim përdorim listën serbe, ndërsa harrojnë se edhe pa  votat e listës serbe, ata mund të bëjnë ndryshimet kushtetuese në Kuvend. Por, duke përdorur si pretekst listën serbe s’ bëjnë gjë tjetër, veçse i japin forcën që ai grup deputetësh nuk e ka dhe nuk duhet ta ketë në Kosovë. Vitin e kaluar, Ministria e Forcës Sigurisë, ka dërguar  Qeveri draft-ligjin për shndërrimin e FSK-së në FAK, me të cilin parashihet ndryshimi i 39 ligjeve. 

Risjellim në vëmendje, se po në të njëjtin vit, Qeveria e Kosovës ka proceduar në Kuvend, Ligjin për Forcat e Armatosura, pa votat e Listës serbe. Kundër amendamenteve të ligjit për FAK-un, pati votuar kundër, zëvendëskryeministri nga Lista Serbe, Branimir Stojanoviq si  dhe njëri nga ministrat e listës.

Ndërkohë, gjatë këtij procesi, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa pati theksuar, se ndërtimi i Forcave të Armatosura të Kosovës nuk po bëhet mbi baza etnike, por për gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim. Megjithatë, loja me lsitën serbe, po duket se iu shkon për shtat individëve të caktuar në Kuvend, apo dhe disa forcave politike.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat