Demarkacioni në Kuvend, shqyrtohet në muajin gusht?

Politika

Demarkacioni në Kuvend, shqyrtohet në muajin gusht?

Nga: Ridvan Emini Më: 19 korrik 2016 Në ora: 16:19
Kuvendi i Kosovës

“Kjo mundet me qenë taktikë e (Kadri ) Veselit për të  dështuar koalicionin, dhe Kosovën për ta çuar në zgjedhje, sepse ai e di se në gusht është problem për të pasur kuorum të mjaftueshëm për seanca të Kuvendit dhe jo rastësisht edhe me rregullore të punës së Kuvendit gushti është muaj pushimi”, ka thënë dpeuteti i Nismës Zafir Berisha.

Çështja e Demarkacionit me Malin e Zi mund të përmbyllet ligjërisht gjatë muajit gusht. Ajo mund të bëhet në një seancë të jashtëzakonshme, në rast se e thërret atë Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z.Kadri Veseli, mirëpo se a do të mund të arriheshin votat e mjaftueshme për ta bërë një gjë të tillë mbetet të shihet, pasi që shumë deputet mund të jenë në pushime në atë periudhë, madje edhe shumë deputetë, veç se janë deklaruar, se janë kundër votimit të kësaj marrëveshje, duke përfshirë edhe deputetë të mazhorancës qeverisëse. Një gjë e tillë mund të bëhet në emër të liberalizimit sa më të shpejt të vizave për qytetarët e vendit. Porse, edhe pazaret politike mund të rriten për të ratifikuar këtë marrëveshje.

Kontrabadimi i seancës parlamentare

Në pyetjen e gazetës “Bota Sot”, se a po pritet që deputetët e opozitës apo edhe zërat ndryshe në mazhorancë, të largohen me pushime, dhe atëherë Kuvendi të thërrasë seancë të jashtëzakonshme parlamentare për ratifikimin e Demarkacionit dhe se a mund të përsëritet historia e ‘shitblerjes’ së posteve me këtë rast, siç po thuhet që ka ndodhur në rastin e zgjedhjes së Presidentit, deputeti nga radhët e Nismës z.Zafir Berisha është shprehur, se një gjë e tillë mund të jetë taktikë e Kryetarit të Kuvendit z.Veseli, për ta dështuar koalicionin qeverisës dhe për ta dërguar vendin në zgjedhje të parakohshme, porse edhe pazaret politike mund të bëhen pasi ka edhe deputet të ligë që mund ta bëjnë një gjë të tillë: “Kjo mundet me qenë taktikë e (Kadri ) Veselit për të  dështuar koalicionin, dhe Kosovën për ta çuar në zgjedhje, sepse ai e di se në gusht është problem për të pasur kuorum të mjaftueshëm për seanca të Kuvendit dhe jo rastësisht edhe me rregullore të punës së Kuvendit gushti është muaj pushimi. Shitblerja apo pafytyrësia e deputetëve të caktuar është evidente për fatin e keq, mirëpo në këtë rast duhet shumë të pafytyrë me gjet për mu realizua projektet famëkeqe të Qeverisë kuislinge.”

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat