Mustafa: S’ka marrëveshje të re për demarkacionin, sepse s’mund ta shpallim prapë pavarësinë

Politika

Mustafa: S’ka marrëveshje të re për demarkacionin, sepse s’mund ta shpallim prapë pavarësinë

Më: 20 korrik 2016 Në ora: 15:37
Mustafa në takim

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka pohuar se është gjë e mirë, mbajtja e tryezës, ku do të diskutohet për Demarkacionin me Malin e Zi, megjithatë sipas tij, përgjigjja rreth kësaj çështje është shumë e qartë dhe se duhet të respektohen dokumentet, mbi të cilat është shpallur pavarësia e Kosovës dhe jo të bazohen në dokumente të shekullit të kaluar.

Mustafa: Duhet t’i respektojmë dokumentet, mbi të cilat është shpallë pavarësia

“Por ajo që për mua është themelore, që gjithë këtë megjithatë duhet ta ndërlidhim me respektimin e dokumenteve mbi të cilave është shpallur pavarësia e Kosovës. Ne qoftë se na ia qartësojmë vetes, se mbi cilat dokumente Kosova ka shpallur pavarësinë e saj dhe si është definuar territori i Kosovës mbi ato dokumente, atëherë mendoj se edhe në pikëpamje shkencore, politike dhe profesionale, është lehte të gjendet zgjidhja. Në qoftë se dalin jashtë asaj, atëherë është problem të gjejmë zgjidhje. Sepse zgjidhje është problem të kërkohet në vitet 1921 të shekullit të kaluar apo  1930 ose 1950. Ndërkaq ne e kemi shpallur pavarësinë me dokumentet e Pakos së Ahtisarit që janë të lidhura me vitin 2008, me dialogun e vitit 2006-2007 në Vjenë“, tha ai.

Ndërsa i pyetur se a mund të ketë marrëveshje të re, lidhur me Demarkacionin me Malin e Zi, Mustafa thotë se është problem të gjendet hapësira për marrëveshje të re, pasi që nuk ka hapësirë për shpallje të re të pavarësisë.

Mustafa:S’ka marrëveshje të re për demarkacionin, s’mund ta shpallim sërish pavarësinë

“Hapësirë për marrëveshje të re është problem me gjetur sepse nuk ka hapësirë për shpallje te re të pavarësisë së Kosovës. Pavarësia është shpallur vetëm njëherë, duke u zotuar se do ta zbatojmë pakon e Ahtsiarit në të gjitha pikat e deklaratës së pavarësisë. Kushtetutën e kemi bërë mbi pakon e Ahtisarit. Ne nuk mund të themi se edhe pavarësinë e kemi shpallur me Pakon e Ahtisarit dhe kushtetutën. Ndërsa kufirin ta caktojmë me kritere tjera. Në qoftë se dikush nuk e ka respektuar këtë, atëherë ne kërkojmë përgjegjësi. Por unë jam i bindur që është respektuar”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat