Mafia ekonomike po e rrënon Kosovën

Politika

Mafia ekonomike po e rrënon Kosovën

 Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 20 korrik 2016 Në ora: 16:37
Foto ilustrim

Ekspertët e ekonomisë dhe analistët politikë vlerësojnë, se Serbia është akoma pengesë e çdo nismë zhvillimore ndërkombëtare për Kosovën e cila dekurajon prodhuesin vendor me konkurencë jo legale.

Sipas tyre, kjo është e dëmshme për zhvillimin e industrive vendore në Kosovë, pasi ky problem ngushton alternativat për konsumatorë dhe ndikon negativisht edhe tek investitorët në Kosovë.

Mafia ekonomike në Kosovë po vepron në favor të prodhimeve serbe, duke bërë që shkëmbimet tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë të mos jenë të mëdha. Pengesat për shkëmbimet e lira mes këtyre vendeve bëhen kryesisht nga kompanitë që kanë monopol në sjelljen e mallrave nga Serbia, të cilat tentojnë që ta pushtojnë edhe Shqipërinë me këto mallra.   Ekspertët e ekonomisë dhe analistët politikë vlerësojnë, se Serbia është akoma pengesë e çdo nismë zhvillimore ndërkombëtare për Kosovën e cila dekurajon prodhuesin vendor me konkurencë jo legale.

Sipas tyre, kjo është e dëmshme për zhvillimin e industrive vendore në Kosovë, pasi ky problem ngushton alternativat për konsumatorë dhe ndikon negativisht edhe tek investitorët në Kosovë.

Kosova në vit humb, rreth 20 milion të ardhura

Muhamet Mustafa deputet i LDK-së dhe ekspert i ekonomisë, ka thënë kjo çështje në nivel të mafias duhet hulumtuar, por se ka lobe importuesish që janë të dëmshme për investimet dhe zhvillimin e prodhimit vendorë dhe kjo natyrisht pengon marrëdhëniet tregtare dhe rritjen e eksporteve në të dy anët e kufirit. Ai ka thënë, se këtu ndërlidhen edhe shprehitë e konsumatorëve, sepse shumë organizata tregtare kanë krijuar lidhje afatgjata me organizata në Serbi.  “Kjo çështje në njëfarë mënyrë ngushton alternativat për konsumatorë dhe ndikon keq edhe tek investitorët në Kosovë dhe si rezultat krijon edhe një lloj varësie tregtare nga Serbia që nuk është aspak e nevojshme dhe jo logjike. Kjo është e dëmshme për zhvillimin e industrive vendore në Kosovë. Po më kujtohet rasti kur u pengua një investim i jashtëm për një fabrike te tjegullave diku rreth 10 milion afër Rahovecit që zëvendësonte importin e tyre nga Kanjiza e Vojvodinës , dhe kur, pas shumë problemeve për rregullimin e dokumentacionit. Dhe në ditën kur duhej të fillonte ndërtimi i fabrikës, diku në vitin 2013 investitorët u sulmuan dhe natyrisht ikën.”, ka thënë Mustafa

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat