Zyrtarët e lartë e kanë fshehur pasurinë, jashtë Kosovës?

Politika

Zyrtarët e lartë e kanë fshehur pasurinë, jashtë Kosovës?

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 20 korrik 2016 Në ora: 16:54
Ilustrim

Me 1400 euro pagë, dhe me një pasuri miliarda euro. Ky është realiteti ekonomik, i zyrtarëve të lartë në Kosovë. Në fakt, në formularët e deklarimit të pasurisë, vërehet se të njëjtët zyrtarë, janë në pikë të hallit, të mbytur me kredi. Por, deklarimet e tyre të pasurisë, nuk janë aq shumë bindëse dhe të besueshme, për shkak se, pasuria që kanë deklaruar është në shpërputhje të madhe me atë që ata e kanë në realitet.

Por, si mundet një zyrtar i lartë  me një pagë 1400 euro, të krijojë të gjithë atë pasuri të luajtshme e të paluajtshme? Për më tepër, dyshohet se pasuria e tyre i kalon kufinjtë e Kosovës, dhe se është e shpërndarë kryesisht në Shqipëri, por edhe ne vende të tjera të rajonit, apo më larg, Maltë apo Dubai. Por, gjithçka mbetet në rangun e dyshimeve, derisa Prokuroria e Shtetit, nuk ka hedhur asnjë hap për verifikimin e pasurisë së tyre brenda teritorit të Kosovës dhe jo më jashtë kufinjve.

Agjencia Kundër Korrupsionit, në vijimësi është justifikuar, se e ka verifikuar pasurinë që është deklaruar nga zyrtarët e lartë, por pavarësisht dyshimeve, për pasurinë jashtë vendit, nuk kanë ndërmarrë ndonjë hap. Edhe pse  ligji aktual nuk e ndalon që AKK –ja, të hetojë pasurinë që kanë jashtë vendit zyrtarët e lartë.  Më herët kreu i AKK –së, Hasan Preteni, është justifikuar, se në vendet ky dyshohet se zyrtarët e lartë kanë pasuri, nuk gjejnë bashkëpunim me homolgët e tyre në ato vende. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë) 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat