“Të fortët”, pengojnë dekriminalizimin e politikës

Politika

“Të fortët”, pengojnë dekriminalizimin e politikës

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 21 korrik 2016 Në ora: 16:21
Foto ilustrim

“Krimi i organizuar e ka kapur fuqishëm dy shtetet e pavarura shqiptare dhe po ua shkallmon fatin historik, më keq se në kohë robërie. Kjo nuk është përshtypje, por është fakt konkret në Kosovë edhe në Shqipëri, prandaj, dekriminalizimi i skenës politike dhe reforma në drejtësi janë kërkesat kushtëzuese që ndërkombëtarët ua kanë parashtruar dy shteteve, që patjetër duhet t'i realizojnë nëse duan integrim në BE”, ka thënë analisti Skënder  Zogaj.

Kosova tash e sa vite pas luftës, është në gjendje të rëndë sociale, morale e politike. Prandaj Kosovës  i duhet një dorë e fortë  imponim ndërkombëtar i dekriminalizimit të  skenës politike dhe  reformës në drejtësi, një model të cilin SHBA dhe BE-ja po ia imponojnë pa kushte Shqipërisë dhe  shteteve të tjera kandidatë për anëtarësim në BE-së.  Analistët politikë, vlerësojë se krimi i organizuar ka kapur fuqishëm dy shtetet e pavarura shqiptare duke ua shkallmuar kështu fatin historik si në kohë robërie.  Sipas tyre, Kosova dhe Shqipëria të zëna pisk, zyrtarisht e kanë pranuar kushtin, mirëpo, klasat politike dhe rrjetet e tyre të infiltruar në institucionet shtetërore nuk kanë asnjë fije vullneti për ta realizuar, sepse dekriminalizimi ka të bëjë me to, prandaj mund të veprojnë kundër vet shkatërrimit.

Krimi i organizuar e ka ngulfatur shoqërinë

Skënder Zogaj, analist polik ka thënë, se krimi i organizuar është problemi kryesor që po e mban të ngulfatur shoqërinë shqiptare, si në Shqipërinë 104-vjeçe, po ashtu edhe Kosovën 8-vjeçe, të cilat të mbërthyera nga duart e krimit, po përjetojnë krizë të rëndë, e cila vërtetë është tepër dëshpëruese. Ai ka thënë, se ky sindrom po ia cënon ardhmërinë kombit shqiptar, që aktualisht, gëzon kushte e rrethana jashtëzakonisht të volitshme për vetëqeverisje dhe përparim zhvillimorë.

“ Krimi i organizuar e ka kapur fuqishëm dy shtetet e pavarura shqiptare dhe po ua shkallmon fatin historik, më keq se në kohë robërie. Kjo nuk është përshtypje, por është fakt konkret në Kosovë edhe në Shqipëri, prandaj, dekriminalizimi i skenës politike dhe reforma në drejtësi janë kërkesat kushtëzuese që ndërkombëtarët ua kanë parashtruar dy shteteve, që patjetër duhet t'i realizojnë nëse duan integrim në BE”, ka thënë Zogaj.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Prëmtën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat