VV-ja, kërkon rikthimin e dhunës dhe djegien e institucioneve!

Politika

VV-ja, kërkon rikthimin e dhunës dhe djegien e institucioneve!

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 21 korrik 2016 Në ora: 16:37
Albin Kurti

Interesat personale, apo biznesore dhe klanore janë prioritet i pjesës më të madhe politikanëve. Por, edhe duke e ditur, se para syvë të qytetarëve, s’janë gjë tjetër veçse mashtrues dhe gënjeshtarë, sërish marrin guximin për të ripërsëritur strategjitë e tyre shkatërruese.

Të gjithë e dinë se çfarë ka ndodhur me opozitën në Kosovë dhe se cili ishte dhe është qëllimi i saj real. Aq sa kohë qëndruan të bashkuar, prodhuan vetëm dhunë dhe nuk ofruan zgjidhje. 

Mirëpo, ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, së fundmi  ka thënë se opozita duhet të kthehet në Kuvend, madje sa më shpejt. Se për cilën opozitë e ka fjalën, nuk e ka sqaruar. Pasi, kjo që quhet aktualisht opozitë në Kosovë, i ka bërë të qarta interesat dhe kërkesat e saj, siç i quan ndryshe. Kurti ka thënë, se AAK-së dhe Nismës i ofrojnë betejë, sepse kjo po kërkohet për ta ndaluar demarkacionin.

“Të përgatitemi për të krijuar alternativën politike dhe të kundërshtojmë demarkacionin. Gazi lotsjellës ka pasur efekt jo vetëm mbi qeverinë por edhe mbi neve, na bashkonte më shumë”, ka thënë ai. Ai ka thënë, se nëse opozita fillon ta kundërshtojë bashkë demarkacionin zgjedhjet janë shumë afër.  Nëse nuk e bëjmë këtë atëherë jemi nën mëshirën e qeverisë”, është shprehur ai. Kurti ka thënë, se duhet të ketë një decentralizim tjetër nga ky që është aktualisht, porse për decentralizimin e ri duhet të pajtohen edhe serbët e Kosovës.Në fakt, pyetja shtrohet apo kërkon Kurti vërtet një betejë për Demarkacionin, apo për të rikthyer dhunën dhe për të t’u vënë zjarrin institucioneve?

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Prëmtën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat