Opozita godet Thaçin për homazhet në Lipjan

Politika

Opozita godet Thaçin për homazhet në Lipjan

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 20:39
Thaçi nderon serbët e vrarë

Përkulja e presidentit Hashim Thaçi para 14 serbëve të vrarë në vitin 1999 në fshatin Grackë të Lipjanit, nuk është pritur mirë nga partitë opozitare. Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën kanë kundërshtuar fuqishëm këtë akt të presidentit Thaçi. Gjesti i Thaçit ka ngritur reagime edhe në opinionin publik në Kosovë. Analistë të ndryshëm vendosjen e luleve në pllakën përkujtimore, e kanë vlerësuar si tendencë të Thaçit për t’i ikur Gjykatës Speciale. Deputeti i Nismës për Kosovën, Haxhi Shala gjestin e Thaçit e ka vlerësuar si të ngutshëm dhe të panevojshëm në rrethanat aktuale.

Veprimin e Thaçit e ka kundërshtuar ashpër edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi. Ai në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook ka shkruar se të hedhesh lule aty ku shqiptarët përshkruhen si terroristë është e pafalshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat