Politikanët e stilit mafioz!

Politika

Politikanët e stilit mafioz!

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 24 korrik 2016 Në ora: 16:56
Ilustrim

Zgjedhjet parlamentare të vitit 2014, janë baza e prodhimit të krizës politike. Për ta nxjerrë vendin nga kaosi, LDK –ja me në krye Isa Mustafën, bëri koalicion me PDK -në dhe në këtë mënyrë në krye të Qeverisë, e emërua kreu i LDK –së.

E vështirë  ishte për Mustafën, që të vendoste shtetin në binarë, kur dihej se si e kishte udhëhequr PDK –ja dhe si dyshohej se kishte privzatizuar çdo segment ekonomik, për të kënaqur interesat e saj biznesore dhe klanore. Por, pavarësisht hapave që ka ndërmarrë  kryeministri Mustafa me ekspertët e tij, në mjaft fusha jetike, ende ka hapësira për ndërhyrjeje.

Situata, është, jo  kënaqshme, derisa, ligjvënësit në Kosovë, pothuajse të të gjitha forcave politike,  janë të ndërgjegjshëm dhe njëherësh konfirmojnë se mafio -politikën  në Kosovë e   përbëjnë pushtetarët  në të tre pushtetet dhe në të treja nivelet e pushtetit,  e ndërkaq dhe oligarkët e tyre janë kryesisht ose të gjithë ata pronarë të mëdhenj me shumë biznese  të dyshimta,  por të fuqishme, të cilët janë zhvilluar në mënyrë marramendëse  dhe sigurisht me mbështetjen e  pushtetarëve të tyre bashkë-ortakë apo  dhe me forma të tjera të fshehta.

Prej kohësh pushtetarët në Kosovë po dyshohen si një rrjet mafioz dhe kriminal që kanë zaptuar pothuajse çdo institucion si dhe kanë  stopuar ekonominë,kanë penguar zbatimin e rendit dhe të ligjit, duke ua  bërë të pamundur jetën  qytetarëve.   Këta të fundit fajësojnë organet e  drejtësisë që ua kanë mundësuar  të dyshuarve, mafiozëve këtë lloj luksi, në një kohë që vetë organet e drejtësisë, dyshohen, se komandohen nga këto grupe mafiozësh.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat