Kosova, ka fakte për të paditur Serbinë, për gjenocid

Politika

Kosova, ka fakte për të paditur Serbinë, për gjenocid

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 25 korrik 2016 Në ora: 16:21
Hashim Thaçi perulet para lapidarit ku shkruan: Të vrarë nga terrorristet shqiptarë

Sipas analistit, Ismet Haziri,  është e mjaftueshme që të publikohet padia me statistikat rrënqethëse me fëmijët e vrarë, që është tragjike në historinë e re të Evropës, gratë e vrara e të dhunuara, të vrarët tjerë, të masakruarit, të përndjekurit dhe plani i eksodit, dëmet e tjera si zhdukja e dokumentacionit, dëmtimet  dhe djegiet e shtëpive, shkatërrimi i organizuar dhe i  planifikuar i  monumenteve  kulturore, shtëpive të kultit jo ortodoks. 

Ishte në postin e zëvendëskryeministrit të shtetit, dhe ministër i jashtëm, kur kërkoi që Serbia të paditet për gjenocidin e ushtruar në Kosovë. Por tani që është edhe President i shtetit, Hashim Thaçi nuk e ka thënë as edhe një fjalë sa i përket çështjes së krimeve të luftës të kryera nga Serbia në Kosovë. E nga analistët, deklaratat e herëpashershme të Presidentit Thaçi janë konsideruar edhe si “blerje e paqes”, kurse Kosova nuk ka të drejtë të ushtroj padi ndaj Serbisë pasi nuk është anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. 

Deputeti nga Nisma për Kosovën Zafir Berisha, i ka quajtur fyerje të inteligjencës së qytetarit, deklaratat për paditjen e Serbisë për gjenocid në Kosovë.  “Jo vetëm të blejnë kohë por edhe duke vazhduar t`ia fyejnë inteligjencën qytetarit të Kosovës. Padia për gjenocid nuk bëhet me fjalë e aq më pak nga ata të cilët e kanë legalizuar politikën kriminale dhe gjenocidale të Serbisë në Kosovë ,  duke i bërë partnerë në bisedime për rregullimin e brendshëm në vend por edhe duke i futur në institucione përfaqësuesit e kësaj politike gjenocidale”, ka thënë Berisha.

Në një prononcim për gazetën “Bota sot”, analisti politik Adlum Ramadani, konsideron, se mos arritja që Kosova të përmbush kriterin e 2\3 të njohjeve aq sa kërkohen nga OKB-ja, ka bërë që Serbia të vazhdoj të jetë si palë e akuzuar nga qeveritarët në Kosovë vetëm përmes medies, pasi që ndjekja e hapave të mëtutjeshëm për krime lufte nuk pranohet nga faktori ndërkombëtarë. “Republika e Kosovës përkundër njohjes diplomatike nga gjithsej 112 shtete si shtet i pavarur dhe sovran, ende nuk ka arritur ta përmbush kriterin e 2/3 të njohjeve të shteteve anëtare të kërkuar nga Kombet e Bashkuara, duke lënë pezull të ardhmen shtet-ndërtuese.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat