Pse nuk u përkul, Presidenti Thaçi para dëshmorit, Enver Zymberi?

Politika

Pse nuk u përkul, Presidenti Thaçi para dëshmorit, Enver Zymberi?

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 25 korrik 2016 Në ora: 16:31
Hashim Thaçi, përkulet para memorialit të viktimave serbe

Jo vetëm gjatë luftës, por edhe pas saj, shqiptarë të Kosovës dhanë jetën për liri.  Në Kosovën e lirë dhe të pavarur në vitin 2011, humbi jetën Enver Zymberi, ndërsa ishte në krye të detyrës, në krye të zbatimit të ligjeve të Kosovës, për të marrë dhe për të vënë nën kontroll dhe atë pjesë të vendit, që edhe sot mbahet peng nga pala serbe.

Gjithçka ndodhi, para pesë vitësh, kur  Qeveria e Kosovës, pati marrë vendim që forcat e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës të njohur si “ROSU”, të ndërhyjnë në veri të Mitrovicës për t’i marrë nën kontroll pikat kufitare 1 dhe 31, të cilat deri në atë kohë kontrolloheshin nga bandat kriminale serbe.

Gjatë këtij aksioni u vra Enver Zymberi, pjesëtar i njësisë “ROSU”.Pas këtij aksioni, policia e Kosovës nuk qëndrojë në ato pika as 24 orë, por u tërhoqën. Më vonë pasuan edhe demonstrimet e qytetarëve serbë që jetojnë në atë pjesë të vendit. Ende askush nuk është dënuar për vrasjen e Enver Zymberit, ndërsa gjashtë serbë akuzohen për vrasjen e tij.

Pas vrasjes, polici Zymberi është dekoruar nga  ish presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga me urdhrin “Hero i Kosovës”.  Dhe çdo gjë është ndalur me këtë dekorim. Asnjë institucion nuk është kujtuar për të sjellë në vëmendje me të gjitha meritat, dëshmorin Enver Zymberi.

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, para pak ditësh u rikujtua që të kujtojë serbët dhe të nderoje kujtimin e tyre, duke hedhur baltë mbi luftën  UÇK –së dhe atyre që dhanë gjakun për lirinë e vendit.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat