Daut Haradinaj "hakmerret" ndaj Bajram Gecajt

Politika

Daut Haradinaj "hakmerret" ndaj Bajram Gecajt

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 00:36
Haradinaj ka qëndruar në familjen Gecaj

Kjo vizitë e Haradinajt vjen në kohën e polemikave me Bajram Gecajn, kushëri i Rrustemit, i cili në cilësinë e këshilltarit të Isa Mustafës është përplasur lidhur me marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka qëndruar sonte në familjen Gecaj në Llukë të Deçanit. Konkretisht, Haradinaj është pritur nga biznesmeni dhe atdhetari i njohur shqiptaro-amerikan, Rrustem Gecaj.

Kjo vizitë e Haradinajt vjen në kohën e polemikave me Bajram Gecajn, kushëri i Rrustemit, i cili në cilësinë e këshilltarit të Isa Mustafës është përplasur lidhur me marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

E duket që kjo ndejë në Kullën e Rrustem Gecajt i shuan dilemat se në cilën anë është familja e madhe Gecaj e Llukës së Epërme.

Të kujtojmë se Haradinaj ia kishte përmendur Bajram Gecajt se me demarkacionin aktual, një pjesë e madhe e bjeshkës së Llukës mbetet në anën e Malit të Zi. Por kjo ishte demantuar nga Gecaj. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat