Zbardhet plani B i Serbisë për Asociacionin

Politika

Zbardhet plani B i Serbisë për Asociacionin

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 26 korrik 2016 Në ora: 16:21
Foto ilustrim

“Asociacioni është ofertë "burrërore", ndonëse serbët e përhumbur nga të këqijat që i kanë bërë, vazhdojnë të mendojnë e të sillen si në kohërat e kaluara. Këtë e  dëshmojnë  veprimet e deritashme, pra të 17 viteve të kaluara dhe insistimi aktual që, në fshehtësi të taktizohet për "dëshirën e grabitjes së territorit", që Serbia vazhdon ta dëshirojë. Serbia ka planin B, dhe për këtë qëllim është duke u përpjekur shumë”, ka thënë  Skënder Zogaj.

Marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe po cënon integritetin territorial dhe sovranitetin shtetëror të Republikës së Kosovës. Formimi i këtij Asociacioni me pakicë serbe, do të bëjë që Kosova gjithmonë të ketë probleme me Serbinë brenda Kosovës. Analistët politikë vlerësojnë,  se Serbia po dëshiron me ia hapë një derë të vogël vetes, prej nga do të na shkaktonte gjithmonë probleme. Sipas tyre, me krijimin e këtij Asociacioni, po krijohet një mini-shtet brenda Kosovës, ku do të ketë kompetenca shtesë në gjyqësi e polici, si dhe në arsim dhe shëndetësi. Ata pohojnë, se formimi i Asociacionit të Komunave Serbe lë jashtë kontrollit të Republikës së Kosovës dhe në duar të Serbisë rreth 30 për qind të territorit të vendit.

Faik Krasniqi politolog ka thënë, se formimi i Asociacionit të komunave serbe në Kosovë është një mini-shtet në territorin e Kosovës. Ai ka thënë, se në bisedimet me Beogradin, pala e Kosovës u tregua totalisht e papërgjegjshme, duke bërë lëshime e kompromise të vazhdueshme në dëm të Kosovës dhe në favor të Serbisë, duke ia mundësuar asaj të përzihet në tërë brendinë e Kosovës. “Formimi i këtij asociacioni, do të bëjë që Kosova gjithmonë të ketë probleme dhe me këtë rast Serbinë do ta ketë brenda Kosovës. Kosova ndonëse ka arritur të dalë jashtë Serbisë, ajo ka lejuar "Zajednicën", që Serbinë ta sjellë dhe mbajë brenda Kosovës në tërë territorin e saj në plot 10 komunat brenda Kosovës. Formimi i Asociacionit të Komunave Serbe lë jashtë kontrollit të Republikës së Kosovës dhe në duar të Serbisë rreth 30 për qind të territorit të vendit. Kështu që, me krijimin e këtij Asociacioni, po krijohet një mini-shtet brenda Kosovës, ku do të ketë kompetenca shtesë në gjyqësi e polici, si dhe në arsim dhe shëndetësi”, ka thënë Krasniqi.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat