S’ do të ketë “lugina të Gjuriqit”, në toka të Kosovës!

Politika

S’ do të ketë “lugina të Gjuriqit”, në toka të Kosovës!

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 26 korrik 2016 Në ora: 16:52
Lugina e Diellit

Ndonëse, Qeveria e Kosovës e ka konsideruar si të papranueshme ndërtimin e lagjes “Lugina e diellit”, pasi sipas tyre, po bëhet në mënyrë joligjore,  drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, indirekt ka kërcënuar me destabilizim nëse nuk realizohet ky projekt. Ai ka thënë, se mosrealizimi i këtij projekti mund të destabilizonte marrëdhëniet politike në Prishtinë dhe gjendjen e sigurisë në Kosovë.

“Kthimi i serbëve të zhvendosur, krahas garancisë së sigurisë, është diçka për të cilën partitë e koalicionit qeverisës janë obliguar në marrëveshjen me Listën Serbe, ndërsa shmangia nga ky obligim jam i sigurt se do të destabilizonte marrëdhëniet politike në Prishtinë. Populli serb ndërtimin e lagjes Lugina e Diellit e trajton si projekt me rëndësi kombëtare. Çdo përpjekje për pengesës aktive në realizimin e saj do të ishte shkelje e procesit të vendosjes së besimit ndërmjet popullit serb dhe shqiptar dhe do të destabilizonte gjendjen e sigurisë në Kosovë”, ka kërcënuar Gjuriq.

Në këto rrethana, Qeveria e Kosovës, duhet edhe njëherë tjetër t’ia mbyllë, gojën Gjuriqit, dhe të gjitha qarqeve që kërkojnë destabilizimin e Kosovës. Pala serbe, duhet të ndëshkohet nga strukturat evropiane, pasi çdo ditë e më shumë, po kërkon destabilizim. Të Kosovës.

Të hënën, Ambasadori i Gjermanisë në Serbi, Aksel Ditman ia tërhoqi veshin, palës serbe, ndërsa ka deklaruar se para anëtarësimit në Bashkimin Evropian Kosova dhe Serbia duhet të normalizojë raportet mes vete.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat