Demarkacioni dhe Asociacioni, mbajnë peng liberalizimin e vizave

Politika

Demarkacioni dhe Asociacioni, mbajnë peng liberalizimin e vizave

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 27 korrik 2016 Në ora: 16:22
Foto ilustrim nga "Bota sot"

“Sa i përket çështjes së cilat kritere kanë mbetur pa u plotësuar lidhur me plotësimin në tërësi të agjendës lidhur me procesin e liberalizimit te vizave mendoj që këtu tashmë është e qartë që çështja kryesore dhe pothuajse e vetme ka mbetur ajo e ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës. Kriteret e tjera mund të them se të gjitha bien nën hijen e këtij të parit dhe në asnjë mënyre nuk e besoj se do jenë pengesë që BE –ja,  të vendos edhe Kosovën në listën e Schengenit të Bardh”, ka deklaruar Emrush  Ujkani për gazetën, “Bota sot”.

Pas marrjes së udhërrëfyesit për liberalizmin e vizave, krerët e institucioneve të Kosovës, kanë deklaruar se është çështje ditësh se kush qytetarëve, do t`u hiqen vizat për të udhëtuar lirshëm në vendet e BE-së. Por pavarësisht se kanë kaluar dy muaj nga këto deklarata, qytetarët e Kosovës nuk po e gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë. Luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar është një nga kriteret kryesore që Bashkimi Evropian i ka vendosur Kosovës, për liberalizmin e vizave. Kriteri tjetër, ratifikimi i marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e zi, nuk është plotësuar ende për shkak të pretendimeve të opozitës se Kosova po humbë tokë.  Anëtarja e Komisionit për Integrimeve Evropiane dhe Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj, ka thënë për gazetën “Bota sot”, se ka shume vite që Qeveria ka deklaruar se liberalizimi është çështje ditësh por kjo ka ngelur veç teori.  “Ju jeni të informuar se kanë ngelur edhe disa kritere të paplotësuara për çështjen e liberalizimit të vizave. Kërkesë kryesore është luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivelin e lartë udhëheqës dhe në këtë drejtim qeveria shumë pak ka bërë. Ka shumë vite që Qeveria ka deklaruar se liberalizimi është çështje ditësh por kjo ka ngelur veç teori. Përmbushja e çdo kriteri është obligim edhe se kuptojmë këtë neglizhencë. Qytetarët po e paguajnë çmimin e mos efikasitetit të qeverise gjë që është e padrejte”, ka thënë Kadriaj për gazetën “Bota sot”.

Ndërkaq, sipas njohësit të integrimeve Evropiane, Emrush Ujkani, çështja kryesore për përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave ka mbetur ajo e ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat