Pse nuk flet për akuzat që po i bëhen Kosovës, ministri Enver Hoxhaj?

Politika

Pse nuk flet për akuzat që po i bëhen Kosovës, ministri Enver Hoxhaj?

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 27 korrik 2016 Në ora: 16:31
Ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj

Qarqe të ndryshme në Turqi, po tentojnë të përfshijnë Kosovën, në  atë që u quajt grusht-shteti, që  prodhoi qindra të vdekur dhe të plagosur më 15 korrik 2016. Madje, Kosova po konsiderohet se vendi, ku është bërë skenari i grushtit të shtetit e ndërkohë Ministria e Jashtme e Kosovës, fle gjumë dhe nuk reagon.

“Pjesëmarrja në “ngritjen e kurthit ndaj ushtrisë” dhe tentativën për puç më 15 korrik e disa emrave që më parë kishin ushtruar detyra në batalionin turk në kuadër të NATO-s në Kosovë dhe njësitet policore në kuadër të EULEX-it, ka bërë që të ngriten pohime, se ky shtet (Kosova)  është përdorur si “qendër rehabilitimi” nga ana e Organizatës Terroriste FETO, raporton Anadolu Agency. 

Ky skandal, ka shqetësuar mbarë opinionin publik në Kosovë, të cilët kërkojnë nga diplomacia e Kosovës, që të mbajë një qëndrim. Është dashur ta kontaktojnë mediat, edhe për kërcënimet që ka lëshuar së fundmi Ambasada Turke në Kosovë, ndryshe nuk do të kishte reaguar fare. Një media turke, duke shpifur dhe trilluar, i referohet  kinse një burimi, i cili paska konfirmuar përfshirjen e Kosovës, në ngjarjen e Turqisë.

Por, deri më tani Ministria e Jashtme që udhëhiqet nga Enver Hoxhaj, ka qëndruar mënjanë, sa i përket kësaj çështjeje.    “Dërgimi në njësitet policore në Kosovë si mënyrë shpërblimi i disa zyrtarëve të sigurisë turke të cilët kishin marrë rol aktiv në kurthin ndaj ushtrisë gjatë proceseve Balyoz dhe Ergenekon në Turqi, ka ngjallur mundësinë, se këta persona janë dërguar në këtë shtet nga FETO edhe për t’u larguar nga skena e tendosur, edhe për t’u angazhuar në ndonjë detyrë të re të “tradhtisë”.

Po ashtu, deklaratat e një zyrtari turk që ka qenë i angazhuar me detyrë për një kohë të gjatë në Kosovë, i verifikojnë këto pohime. Zyrtari në fjalë i cili ka kërkuar që të mos i shfaqet emri, theksoi se, pas tentativës së dështuar për grusht shteti nga FETO, sikurse shumë njerëz, edhe ai vetë i ka analizuar përvojat e kaluara si një shirit filmi dhe gjërat që nuk ka mundur t’i kuptojë më parë tani i janë bërë të qarta.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat