Si u neglizhua nga “Qeveria Thaçi”, sulmi ndaj policisë së Kosovës?

Aktuale

Si u neglizhua nga “Qeveria Thaçi”, sulmi ndaj policisë së Kosovës?

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 29 korrik 2016 Në ora: 15:20
Hashim Thaçi në kohen kur ishte kryeministër

“Njëra nga situatat ka qenë ngjarjet rreth 25 dhe 26 korrikut kur është sulmuar Policia e Kosovës, dhe është vrarë polici Enver Zymberi. Atë ditë janë vënë barrikadat kudo në veri të Kosovës, dhe janë djegur pikat kufitare e doganore të Kosovës. Pra kemi parë se gjendja e jashtëzakonshme nuk është shpallur, dhe jo për shkak se nuk ka pasur kompetenca Presidenti dhe Parlamenti por, sepse nuk ka pasur guxim dhe vullnet nga pushteti që të përballej me një situatë të tillë. E njëjtë vazhdon edhe sot”, ka thënë deputeti Rexhep Selimi.

Kosova mund të jetë cak i ndonjë sulmi, mund të përfshihet në luftë, mund të goditet nga fenomenet natyrore, tërmetet, vërshimet, nga ndonjë virus, por ligjërisht nuk mund të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme. Kjo sepse Qeveria, ende nuk ka nxjerrë një ligj të tillë duke e lënë popullsinë të pambrojtur.

Ekspertët e sigurisë pohojnë, se nëse Kosova do të kishte një ligj për gjendje të jashtëzakonshme, atëherë ky ligj do ti qartësonte detyrat dhe përgjegjësitë e institucioneve e mekanizmave të tjerë, si dhe të qytetarëve në situata të gjendjeve të jashtëzakonshme. Sipas tyre, çdo shtet demokratik duhet ta ketë ligjin për gjendjen e jashtëzakonshme, duke parashikuar sa më qartë kushtet, procedurat, kompetencat, instrumentet etj, në mënyrë që të mos shpallet arbitrarisht ose me pretekste të dyshimta politike.

Rifat Marmullaku  ekspert i sigurisë ka thënë, se është mirë që të ketë një ligj me të cilin do të përcaktohen rrethanat dhe kushtet, në të cilat mund të shpallet gjendja e jashtëzakonshme, sepse kjo gjë do ta qartësonte procesin dhe hapat deri te shpallja e gjendjes se jashtëzakonshme. Ai ka thënë, se ky ligj do t’i qartësonte detyrat dhe përgjegjësitë e institucioneve dhe mekanizmave të tjerë por edhe qytetarëve në situata të gjendjes së jashtëzakonshme.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat