Kryekuvendari Kadri Veseli, tallet me prokurorinë dhe gjykatat!

Politika

Kryekuvendari Kadri Veseli, tallet me prokurorinë dhe gjykatat!

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 29 korrik 2016 Në ora: 15:57
Kryekuvendari Kadri Veseli

Kreu  i Kuvendit, Kadri Veseli u ka tërhequr veshin organeve të drejtësisë, ndërkohë që ka pranuar ekzistencën e korrupsionit. Mbajtja nën kontroll e sistemit të drejtësisë dhe hartimi apo ndryshimi i ligjeve, sipas interesit të klaneve apo grupeve të caktuara, shpeshherë është kritikuar nga organizmat ndërkombëtarë por edhe nga shoqëria civile dhe mediat në Kosovë.

Është tejet ironizues, fakti që kryekuvendari Veseli, kërkon dënimin e të korruptuarve, ndërkohë që është vetë politika,  ia ka lidhur duart prokurorisë dhe gjyqësorit, ndryshe s’ do të kërkohej vijimi i mandatit të EULEX –it, apo themelimi i Gjykatës Speciale.  “Ne si institucione të Republikës së Kosovës dhe edhe qytetarët, nuk mund ta nënvlerësojmë faktin se korrupsioni është një çështje problematike në Republikën tonë.

Kemi bërë progres në shumë drejtime, por duhet të bëjmë shumë hapa të fuqishëm edhe në ndryshmet legjislative, po flas nga pjesa parlamentare. Në të njëjtën kohë të rrisim konfidencën në mes nesh në mënyrë që fenomenet negative që ndodhin, të raportohen në organet gjegjëse dhe njerëzit që kanë involvim të tillë të marrin dënimin e merituar. Por, jo vetëm të ngrihen aktakuza, por vërtetë të dënohen, Kjo është ajo pjesa e kritikave që marrim si institucione”, është shprehur Veseli për Zërin e Amerikës.

Më tej Veseli, ka konfirmuar edhe zërat, të cilat më herët akuzonin ish kreun e PDK –së Hashim Thaçi, se sa po të bëhëj president, do të ndryshonte ligjet në favor të tij, për të patur më shumë  kompetenca mbi të gjitha organet. Sipas Veselit, iniciativa e Thaçit për të dnryshuar Kodin Penal është e qëlluar. Pyetja shtrohet, se çfarë përfitojnë  Presidenti Thaçi, Veseli dhe PDK –ja nga ndryshimi i Kodit Penal? A do të amnistohen të inkrimunarit dhe të korruptuarit e politikës?

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat