Gjykata Speciale, mundësia e vetme e nxjerrjes së shtetit nga duart e SHIK-ut!

Politika

Gjykata Speciale, mundësia e vetme e nxjerrjes së shtetit nga duart e SHIK-ut!

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 1 gusht 2016 Në ora: 15:55
Ilustrim

Duke folur rreth asaj se është shteti është i kapur nga SHIK-u dhe çfarë strategjie duhet të përdorë Kosova për t’ia marr SHIK-ut shtetin nga duart politologu Faik Krasniqi ka thënë se s'ka asnjë dyshim që shteti prej pasluftës është i kapur nga SHIK-u.

Sipas tij të gjitha partitë tjera në një formë ose tjetrën janë bërë vegla të sa. Ai më tej ka theksuar se LDK-ja,  e cila ka qenë më e zhurmshmja kundër vrasjeve politike, është fajtore që deputetët e saj  votuan për kryetar Kuvendi Kadri Veselin.

“Shumica e deputetëve të kësaj partie votuan për kryetar Kuvendi Kadri Veselin, njeriun tek i cili e drejtonin gjithmonë gishtin për vrasjet me motive politike, e sidomos të anëtarëve dhe veprimtarëve të saj. Prandaj, është vështirë që SHIK-ut t'i merret shteti nga duart, deri sa të gjitha partitë për hir të pushtetit dhe bizneseve të përbashkëta, bëhen vegla të SHIK-ut duke bërë koalicion, edhe pse na shesin pastaj moral që janë bërë bashkë për hir të shtetit dhe për hir të qytetarëve”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka thënë se ky është gjithmonë arsyetimi i çdo partie që bëhet bisht i tyre.

“Jemi mësuar më me arsyetime dhe metodat e tyre qesharake. Strategjia e vetme që duhet përdorur për t’ia marr SHIK-ut shtetin nga duart, është që të gjitha partitë politike të mos bëjnë koalicion me PDK-në, respektivisht SHIK-un! Mirëpo, duke i njohur tashmë gjitha partitë dhe këtë klasë politike se sa të etur janë për pushtet, një gjë e tillë vështirë se mund të ndodh ndonjëherë! Jo me këtë klasë politike, të cilët na dëshmuan se çfarë janë në gjendje të na bëjnë”, ka thënë Krasniqi.

Zogaj: Fillimin e këndelljes do ta ndihmojë Gjykata Speciale

Skender Zogaj analist politik ka thënë se SHIK-u është njolla më e shëmtuar e realitetit të Kosovës, sepse ka të bëjë me veprimtarinë thellësisht destruktive dhe plotësisht të kundërta me aspiratën çlirimtare dhe funksionalizimin e lirisë dhe të pavarësisë së shtetit të Kosovës.

“Këtë e kanë dëshmuar vet karkalecat e SHIK-ut, që vet janë dekonspiruar nga të qenit strukturë ilegale inteligjentë, që kanë vepruar dikur brenda grupeve dhe grupacionëve politike ilegale shqiptare në Kosovë dhe në diasporë, më vonë brenda UCK-s dhe, pas luftës edhe brenda subjekteve politike duke i bërë pjesë të "veprimtarisë speciale", që është menaxhuar nga njerëz special, të cilët, tashmë hapur thuhet edhe nga politikanët më të lartë të vendit se, e kanë kapur shtetin. Se shteti është i kapur nga nëntoka e dinë edhe zogjtë e malit, mirëpo, është për keqardhje kurë këtë e thonë vet disa nga politikanët e lartë, sepse këta politikanë nuk janë vetëm për të thënë por edhe për të vepruar kundër kapësve të shtetit. Ky është roli i tyre dhe këtë duhet ta bëjnë, e jo të fshehin kokën si struci, duke folur kuluareve dhe duke mos e bërë asnjë hap konkret në denoncimin konkrete të kapjes”, ka thënë Zogaj.

Sipas tij, politikanët që flasin për kapjen e shtetit por nuk ndërmarrin asnjë hap konkret dhe zyrtarisht kundër kapësve të shtetit, të këtillët janë argatë të SHIK-ut.

“Fjalamanët me ose pa vetëdije bëhen pjesë e “luftës speciale” e cila ka për qëllim të flitet shumë e të mos bëhet asgjë, në mënyrë që të vazhdojë letargjia. Këndellja e shtetasve të Kosovës për ta krijuar një klasë të re politike, me politikanë të mirëfilltë karriere dhe të vendosur për krijimin e shtetit ligjor, është e vetmja mundësi e nxjerrjes së shtetit nga duart e SHIK-ut. Të shpresojmë se fillimin e këndelljes do ta ndihmojë Gjykata Speciale”, ka thënë Zogaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat