Destabilizimi i vendit, përballë interesave të Thaçit

Politika

Destabilizimi i vendit, përballë interesave të Thaçit

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 5 gusht 2016 Në ora: 17:31
Hashim Thaçi

Përgjime, protesta apo sulmi ndaj institucionit të Kuvendit, janë disa nga faktorët që tregojnë se Kosova mund të shkojë drejt destabilizimit. Asgjë nuk është e rastësishme, pasi gjithçka ndodhi në kohën kur Demarkacioni mori kthesën e një debati tejet të nxehtë.

Demarkacioni, është vënë kusht për liberalizimin e vizave nga autoritetet evropiane, mirëpo politikanë të të dyja kampeve politike vazhdojnë ta kundërshtojnë marrëveshjen e firmosur nga ish kryeministri dhe ish ministri i jashtëm, tashmë President, Hashim Thaçi. Madje mendohet dhe dyshohet se sulmi ndaj Kuvendit, është i lidhur drejtpërdrejt me Demarkacionin. Lutfi Haziri, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, sulmin daj Kuvendit e ka cilësuar si akt të shmëtuar kriminalë dhe terrorist.  

“Shpresoj se ky akt kriminal dhe me përmasa terroriste do të zbardhet sa më shpejt nga organet e drejtësisë”, ka thënë Haziri.

Sipas tij, ky akt do t’i kushtojë Kosovës në imazhin jashtë. “Kuvendi i Kosovës është organi më i lartë i vendit ku është shpallur edhe pavarësia e Kosovës. Sulmi me një armë anti tank që ka mundur të jetë më pasoja fatali, është atak kundër shtetit. Ky akt po shihet se është i paramenduar, pasi që është zgjedhur vendi dhe koha”, ka thënë Haziri.

Ndërkohë që shoqëria civile dhe opozita fajësojnë drejtpërdrejt Thacin për marrëveshjen për Demarkacionin dhe për pasojat që po sjell aktualisht. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se tashmë është dëshmua nga debatet që kemi pasur edhe në publik edhe nga ekspert se marrëveshja e shënjimit të kufirit me Malin e Zi e dëmton vendin për afro 8000 hektarë, ka thënë Ymeri.

“Kjo marrëveshje është një tradhti. Ata që janë të thirrur për ta mbrojtur territorin po e dëmtojnë atë. Të gjithë ekspertët që kanë trajtuar këtë problem kanë gjetur lëshime të mëdha. Kurse termi tradhtar iu dedikohet atyre që e kanë nënshkruar këtë marrëveshje, ku tash po provohet të kontrabandohet.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat