Haziri: LDK-ja do të jetë unike në votimin për demarkacionin

Politika

Haziri: LDK-ja do të jetë unike në votimin për demarkacionin

Më: 11 gusht 2016 Në ora: 23:34
Lutfi Haziri

Koalicioni i ‘elefantëve’ është qeverisje e madhe politike dhe deri më tani nuk ka pasur problem me numra, ka thënë nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri.
Kryetari i Gjilanit ka paralajmëruar se në seancën e 1 shtatorit, LDK’ja do të jetë unike në votimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

AI ka thënë se shtyrja e seancës për demarkacionin nuk ka të bëjë me çështjen e numrave, por ka qenë planifikim i Kryesisë së Kuvendit.

Haziri ka thënë në një intervistë për “Epokën e re” se çështjet që kanë të bëjnë me demarkacionin me Malin e Zi, me Shqipërinë dhe me Serbinë, janë tema që duhen zgjidhur së bashku me partitë opozitare.

Ai ka thënë se politikanët duhet të jenë shembull i sjelljes racionale dhe të arsyeshme karshi proceseve nëpër të cilat po kalon Kosova.

“Spektri politik e ka për detyrë t’i kryejë punët e veta dhe të mos ndërtojë kauza të rrejshme që manipulojnë me ndjenjat e qytetarëve. Territoret janë të përcaktuara me Kushtetutën e vitit 1974”, ka thënë Haziri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat