Nënkryetari i Vetëvendosjes: Me qeverisjen tonë çrrënjoset krimi në Prishtinë

Politika

Nënkryetari i Vetëvendosjes: Me qeverisjen tonë çrrënjoset krimi në Prishtinë

Më: 21 gusht 2016 Në ora: 23:53
Driton Çaushi

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, po e konsideron Partinë e tij politike si shpëtimtare të Prishtinës. Po thotë se do të çrrënjoset krimi i instaluar nga PDK’ja e LDK’ja.

Mirëpo, po e mohon faktin se militantë të Vetëvendosjes janë punësuar në Komunën e Prishtinës me Kontratë mbi Vepër.

“Të zhytur në skandale si demarkacioni, “Pronto”, “Zajednica” etj. PDK dhe LDK si falsifikatorë të zellshëm sot nxorën disa lista gjoja të militantëve të VETËVENDOSJE!-s të punësuar në Komunën e Prishtinës. Në ato lista kishte emra të shënuar nga 4-5 herë, ishin emrat e të gjithë profesionistëve dhe artistëve të ndryshëm që janë angazhuar nga Komuna për aktivitete të ndryshme.
Ky tentim qyqar, i mbështetur nga RTK dhe portalet e pushtetit, nuk tregon asgjë më shumë se sa gjendjen e rëndë dhe të pashpresë në të cilën kanë rrëshqitur këto dy subjekte.
Komuna e Prishtinës, për sa të qeveriset nga ne, s’do të lë gur pa lëvizur për të çrrënjosur krimin e instaluar nga LDK e PDK”, ka deklaruar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat