“Thaçi nënshkroi kapitullimin e Republikës së Kosovës”

Politika

“Thaçi nënshkroi kapitullimin e Republikës së Kosovës”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 22 gusht 2016 Në ora: 17:44
Foto arkiv, Hashim Thaçi

 “Kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, me nënshkrimin e kësaj Marrëveshje (19 prillit 2013), faktikisht ka nënshkruar kapitullimin e Republikës së Kosovës para Serbisë dhe ndërkombëtarëve, meqë u dakordua që për çështjet e brendshme të Kosovës të dialogohet, madje edhe të negociohet në Bruksel,” ka thënë Hyseni.

Ndonëse u bënë tri vite që janë nënshkruar marrëveshjet ndërmjet Qeverisë së Kosovës me Serbinë, megjithatë nuk ndodhi asnjë e mirë për Kosovën.  Analistët politikë, thonë se Marrëveshja e 19 prillit 2013 dhe ajo e 25 gushtit 2015, duhen korrigjuar dhe ndryshuar konform vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe nevojave shtetërore e domosdoshmërisë së funksionimit unik e efikas të shtetit të Republikës së Kosovës, në interes të popullit shumicë, shqiptarëve dhe minoriteteve, sipas standardeve dhe normave moderne evropiane.   

Sipas tyre, ato marrëveshje nuk janë nënshkruar për fuqizimin e shtetësisë së Kosovës, por për fuqizimin e rolit të Serbisë në Kosovë, gjë që ndodhi fatkeqësisht. Pasi pasojat negative të kësaj marrëveshje  po i vuajnë edhe më keq shqiptarët e Luginës së Preshevës, të cilët janë lënë pamëshirshëm në duart e regjimit antishqiptar e fashist të Serbisë, pa kurrë fare mbështetje institucionale e shtetërore nga Kosova dhe Shqipëria, ku edhe janë vlerësuar si komuniteti aktualisht më i diskriminuari në Evropë.

Rexhep Selimi, deputet nga VV -ja, ka thënë se që tri vite pas nënshkrimit të marrëveshjeve të Qeverisë së Kosovës me Serbinë, nuk ndodhi asnjë e mirë për Kosovën, as normalizim e as avancimit të pozicionit të shtetit të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtare.  Sipas të njëjtit,  ato marrëveshje nuk janë nënshkruar për fuqizimin e shtetësisë së Kosovës, por për fuqizimin e rolit të Serbisë në Kosovë, gjë që ndodhi fatkeqësisht. 

“Ne kemi kundërshtuar edhe atëherë edhe tash, sepse në këtë trend dhe në këtë kurs çfarë po e zhvillojnë Qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë nuk do të ketë asnjëherë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, por do të ketë normalizim të rolit të Serbisë në Kosovë”, ka thënë Selimi.   Sipas tij, Kosova duhet të arrijë sa më shpejt, të tërhiqet nga kursi i gabuar, që të jetë e mundshme që Kosova ta shpëtojë sovranitetit e vet. Në të kundërtën Kosova do t'ia delegojë sovranitetin vullnetit politik të Beogradit”, ka thënë Selimi.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat