“Komandantët”, që mbajnë peng shtetin

Politika

“Komandantët”, që mbajnë peng shtetin

Diana Bunjaku   Nga Diana Bunjaku Më 23 gusht 2016 Në ora: 16:56

Mentor Tahiri politolog ka thënë, se që nga përfundimi i luftës në Kosovë, kishte një perceptim të një masë e madhe brenda shoqërisë individë që pretendojnë se bartin merita nga lufta, duhet patjetër të kenë pushtetin edhe në një Kosovë të pasluftës, respektivisht të udhëheqin me jetën tonë.

Të ashtuquajturit “komandantë”, të japin përshtypjen se Kosovën e konsiderojnë pronë të tyren dhe se mund të bëjnë çfarë të duan me të.

Analistët politikë dhe deputetë nga parti të  ndryshme vlerësojnë se disa komandantë pas luftës, pasi u bënë pjesë e politikës harruan idealet e tyre dhe u korruptuan, duke u shndërruar kështu nga çlirimtarë në zaptuesit më të mëdhenj të shtetit. Sipas tyre, për t’u çliruar nga këta zaptues, së pari nevojitet një mobilizim qytetarë, që kërkon llogari dhe mbi të gjitha prokurorë që kanë kurajon dhe guximin të instalojnë sundimin e ligjit në Kosovë.

Ata pohojnë se, realiteti historik i demanton 90% të të ashtuquajturve komandantë dhe 60% të të vetë deklaruarëve si ushtarë të UÇK-së. Imer Mushkolaj analist politik ka thënë, se disa nga komandantët (jo të gjithë), fatkeqësisht po del të kenë luftuar për t'u pasuruar e përfituar. Ai ka thënë se në këtë mënyrë, ata edhe lavdinë e luftës e kanë njollosur me veprimet e veta. “ Disa nga ta vazhdojnë të përfitojnë nga zaptimi i institucioneve dhe nuk çajnë kokën për interesin e qytetarit. Qytetarët duhet të vetëdijësohen sa më shumë dhe me votë t'ua tregojnë vendin këtyre njerëzve që e kanë shkatërruar të tashmen dhe të ardhmen e këtij vendi”, ka thënë Mushkolaj.

Ndryshe Shqipe Pantina deputete e VV-së ka thënë, se nuk mund t’ i përgjithësojmë të gjithë komandantët e as ata që ishin pjesë e luftës për çlirim. Ajo ka shtuar, se në kohën kur luftuan shumica më e madhe e kishin për synim çlirimin e vendit. “Disa prej tyre pas luftës dhe në veçanti, pasi u bënë pjesë e politikës harruan idealet e tyre dhe u korruptuan, kështu nga çlirimtarë u bënë zaptuesit më të mëdhenj të shtetit. Për t’u çliruar nga këta zaptues, së pari nevojitet një mobilizim qytetar që kërkon llogari dhe mbi të gjitha prokurors që kanë kurajon dhe guximin të instalojnë sundimin e ligjit në Kosovë”, ka thënë Pantina. Ndërsa, Zafir Berisha deputet nga radhët e Nismës ka thënë, se gabimi më i madh që ekziston është të menduarit se komandantët i kanë uzurpuar institucionet. Ai ka thënë, se lufta ka përfundua me 12 qershor 1999 dhe çdo veprim pas asaj date, nuk ka të bëj fare me UÇK-në.  Sa spiuni i Serbisë thotë jam komandantë se keni idenë. Kështu  që nuk është mirë të përzihet lufta e lavdishme e UÇK-së me matrapazët dhe hajdutët. Këta hajdut veç populli i largon me votë, ndryshe kanë me e rrjep edhe lëkurën këtij populli nëse qytetari nuk mbushet mend për fatin e vet”, ka thënë deputeti Berisha.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat