Tentativa për të ndaluar hetimet ndaj Adem Grabovcit!

Politika

Tentativa për të ndaluar hetimet ndaj Adem Grabovcit!

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 23 gusht 2016 Në ora: 17:02
Adem Grabovci

Afera “Pronto II”, e cila zbardhi mënyrën se si kontrolloheshin dhe si mbaheshin e si janë mbajtur peng,  institucionet  shtetërore dhe private nga Partia Demokratike e Kosovës, po përcillet me manipulime nga më të ndryshmet. Duke filluar që nga përdorimi i mjeteve luftarake në drejtim të institucioneve të ndryshme, përfshirë këtu edhe televizionin publik të Kosovës, e deri tek akuzat, kundrejt drejtuesve të Komunës së Prishtinës.

Me çdo lloj mënyre po kërkohet që të hidhet mjegull, mbi aferat korruptive të zbardhura nga përgjimet e publikuara. Si  për ironi, zyrtarë të PDK –së, madje edhe Presidenti Hashim Thaçi, i cili ligjërisht nuk duhet të fliste në emër të asnjë partie, po kërkojnë hetime ndaj kreut të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, për punësime nepotike, të paligjshme, siç thonë ata. të militantëve të VV –së.

Ndërsa i kërkojnë një gjë të tillë Prokurorisë së Shtetit, harrrojnë vetveten dhe zyrtarët e tjerë të PDK –së, ndaj të cilëve, tashmë duhej të kishin filluar hetimet. Por, ende nuk ka një prokuror që guxon të përballet me të inkriminuarit e politikës.

Së fundmi, Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në kryeqytet, me anë të një konference për media, ka kritikuar kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin, për keqpërdorim dhe dështim në qeverisje. Këto konstatime që i thanë të dielën ata po i mbështesin me raportin e auditorit të përgjithshëm.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat