Tensionohet situata në prag të 1 Shtatorit

Politika

Tensionohet situata në prag të 1 Shtatorit

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 26 gusht 2016 Në ora: 16:44
Foto arkiv

“Kemi edhe agjendë me karakter ndërkombëtar si ato për t’i normalizuar marrëdhëniet me fqinjët dhe për t’u integruar në BE dhe të tjera të ngjashme. Një stabilitet dhe qëndrueshmëri në siguri është ndihmesë e kundërta mund të prodhojë efekte negative, aq më shumë nëse me protesta, sidomos ato që mund të dalin nga kontrolli, rritet mundësia dhe hapësira ku mund të veprojnë ata që nuk ja duan të mirën Kosovës”, ka thënë, këshilltari politik i Kryeministrit Mustafa, Faton Abdullahu.

Një javë para votimit të marrëveshjes për Demarkacionin e Kufirit me Malin e zi, në Kuvendin e Kosovës, subjektet politike opozitare, kanë paralajmëruar protesta dhe mos zgjedhje të mjeteve për ndalimin e ratifikimit të kësaj marrëveshjeje.  Sulmi mbi ndërtesën e Kuvendit të Kosovës me granatë dore, gjetja e një bombe në shtëpinë e Kryetarit të Komisionit Shtetërorë për përcaktimin e Kufirit me Malin e zi dhe së fundi sulmi me një granate dore në ambientet e transmetuesit publik, po cilësohen si indikacione po që çojnë  drejt tensionimit të situatës.  Në një prononcim për gazetën “Bota sot”, nga zyra për informim e Policisë së Kosovës, ka deklaruar se me kohë i bëjnë vlerësimet operacionale për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike edhe gjatë protestave. “Policia e Kosovës në të gjitha rastet duke përfshirë edhe ne rastet e menaxhimit të protestave, veprimet e saja i ndërmerr konform autorizimeve ligjore që ka. Po ashtu Policia e Kosovës me kohë bën vlerësimet dhe planifikimet operacionale me qëllim të ofrimit të sigurisë,  ruajtjes së rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Me gjithë paralajmërimet për protesta, Qeveria e Kosovës është e vendosur që të kryej obligimet ndaj qytetarëve.  Faton Abdullahu, Këshilltar politik i Kryeministrit Mustafa ka thënë për gazetën “Bota sot”, se si Qeveri e Kosovës, janë të përkushtuar për të kryer obligimet ndaj qytetarëve dhe se nuk ka protestë, dhunë apo cfarëdo tjetër që i largon nga ky qëllim.  “Duhet t’i kthehemi punës, agjendave, projekteve, planeve dhe t’i realizojmë ato në sfera e pore të ndryshme të jetës. Si shoqëri kemi shumë punë përpara për të bërë, kemi mundësi të mëdha që duhet t’i shfrytëzojmë. Ne si Qeveri jemi të përkushtuar me këtë qasje pavarësisht të gjithave. Kemi obligime para qytetarëve të Kosovës, për ta ngritur kualitetin e jetës së tyre ky është obligimi ynë primar. Nuk ka qasje, protestë, dhuna apo çfarëdo tjetër që na largon nga kjo”, ka theksuar Abdullahu. Sipas të njëjtit,  duhet të respektohen institucionet dhe t’i mbrohen ato me përkushtim në punë dhe seriozitet në raport me të gjithë. “Kemi edhe agjendë me karakter ndërkombëtar si ato për t’i normalizuar marrëdhëniet me fqinjët dhe për t’u integruar në BE dhe të tjera të ngjashme. Një stabilitet dhe qëndrueshmëri në siguri është ndihmesë e kundërta mund të prodhojë efekte negative, aq më shumë nëse me protesta, sidomos ato që mund të dalin nga kontrolli, rritet mundësia dhe hapësira ku mund të veprojnë ata që nuk ja duan të mirën Kosovës”, ka thënë ai.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat