Mjaft Hashim!

Politika

Mjaft Hashim!

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 26 gusht 2016 Në ora: 16:50
Hashim Thaçi

Presidenti, Hashim Thaci, është njeriu më i  kritikuar dhe i akuzuar për momentin në Kosovë. Nuk janë në pyetje, veç moslufimi i krimit të organizuar dhe korrupsioni, përkulja para varrezave serbe, nepotizmi, politizimi i bordeve publike, por edhe marrëveshjet mbi Demarkacionin dhe Asociacionin, që e bëjnë Thacin, personin më të urryer të momentit. Në gusht të vitit të kaluar, autoritetet e Kosovës kanë nënshkruar  në Vjenë demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, në atë kohë, Hashim Thaçi, dhe ai i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, patën nënshkruar dokumentin që përcakton kufirin e Kosovës me Malin e Zi. Nënshkrimi i demarkacionit u konfirmua edhe nga Qeveria në Podgoricë. Ndërkaq, menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes në fjalë, disa zyrtarë të opozitës në Kosovë patën kundërshtuar demarkacionin, duke thënë se një pjesë e territorit të Kosovës, pa ndonjë bazë, i ka takuar Malit të Zi. Sot e kësaj dite, kjo marrëveshje, ende është në konturet, e debatit dhe më një shtator pritet që të diskutohet në Kuvend.

Ndërkohë nënshkruesi i kësaj marrëveshjeje, që sot mban postin e Presidentit, Hashim Thaçi, deklarohet se Kosova nuk ka humbur asnjë centimetër tokë. Por sipas professor Muhamet Kelmendit, i cili i drejtohet Presidentit me thirrjen “Mjaft Hashim”, Kosova ka humbur 88 kilometra katrorë tokë. “E mbyte vendim me thirrje dhe me propagandë. Me atë je shndërruar në një njeri pa asnjë vlerë dhe të ndjerë.

Nuk ke aspak turp, kur thua se Kosova nuk "humb"tokë, ndërsa të dhënat flasin për 88 kilometra katrorë.  Ke dalë në anën antikombëtare. Po mbron anën malazeze për Demarkacion. Po jep përsëri tokë të Kosovës, pas dhënies së 5 mijë hektarë toke Maqedonisë, para ca viteve.  Ke nënshkruar Asociacionin e komunave Serbe.  Nuk ke përgatitur fare padinë për gjenocidin serb ndaj shqiptarëve nga Serbia.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat