Tallja me çështjen e të pagjeturve

Politika

Tallja me çështjen e të pagjeturve

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 28 gusht 2016 Në ora: 16:50
Foto arkiv

30 gushti shënonn Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, gjatë luftës në Kosovë. Ndonëse në vijimësi Kosova ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që ta ndihmojë më shumë rreth procesit të zbardhjes së fatit të personave të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë, ende nuk është ndërmarrë asnjë hap. 

Qeveria, shoqatat e familjarëve te të zhdukurve, e përfaqësues tjerë institucionalë, kanë kërkuar nga komuniteti ndërkombëtarë, viti pas viti,  që të bëjë trysni më shumë mbi Serbinë, në mënyrë që të hapën të gjitha rrugët për hulumtime të varrezave masive të krijuara 16 vjet më parë nga forcat serbe. Në këto rrethana, familjarët e të të zhdukurëve herë pas here kanë akuzuar pushtetin se po qëndron indiferent ndaj kësaj  çështjeje dhe nuk po i vë kushte Serbisë.

Në vitin 2014, u kërkua nga familjarët edhe ndryshimi i Ligjit për Personat e Zhdukur. Bajram Çerkinaj, familjar i personave të zhdukur si dhe përfaqësues i “Zërit të Prindërve”, në vitin 2014, pati akuzuar pushtetin e atëhershëm, i cili sipas tij, nuk do ta zbatojë këtë ligj siç duhet. 

“Ne kemi shumë vërejtje në ligj, së pari pse nuk zbatohet ajo çka është në ligj. A thua ne jemi aq të ngratë dhe të mjerë që nuk po e dimë, e ata njerëz që marrin pare të mëdha nuk po duan t’i zbatojnë. Paret e kujt po u dhimbsen, kur ato pare janë të popullit, kur ato pare janë të atyre që e kanë dhënë jetën për liri dhe ne jemi sot k ëtu. Pse ata nuk e zbatojnë në tërësi ligjin që ka ardhur këtu”, ka thënë ai më herët.

Kurse, Nystrete Kumnova, përfaqësuese e Shoqatës “Thirrjet e Nënave”, pati thënë se benificioni i cili është i përcaktuar për këtë kategori të luftës është turp për qeverisjen e vendit. Të njëjtët patën kërkuar që  në ligj duhet të futen edhe të zhdukurit para viti 1998, pasi  raste të familjeve me shumë të zhdukur e që nuk janë të përfshirë në ligj.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat