(E plotësuar) - Ka filluar mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të PDK-së e cila po mbahet në njërën nga hotelet në periferi të Prishtinës.
Mbledhja po mbahet me dyer të mbyllura ndërsa e vetmja pikë e kësaj mbledhje është shënjimi i pikës kufitare me Malin e Zi.
Mblidhet kryesia e PDK-së
Partia Demokratike e Kosovës është mbledhur sot, pa praninë e mediave mediave, me një ftesë të kryesisë së partisë.
Burime brenda kësaj partie, kanë bërë të ditur se anëtarët e kryesisë janë duke diskutuar dhe pritet të marrin vendim lidhur me qëndrimet e partisë për zhvillimet e fundit në vend si dhe për seancën e 1 shtatorit.
Për ndryshe, më 1 shtator, pritet të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën do të dali në votim marrëveshja e shënjimit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Kp mëson se PDK do të ketë edhe dy zhvillime në të cilat do të diskutojë për çështjen e demarkacionit. Kështu nga ora 15:00 do të mbahet mbledhja e grupit parlamentarë, ndërkohë sonte nga ora 18:00 do të mblidhet Këshilli drejtues i partisë.