Lutfi Haziri në Bruksel, po merr pjesë në asamblenë e EPP-së

Politika

Lutfi Haziri në Bruksel, po merr pjesë në asamblenë e EPP-së

Më: 6 shtator 2016 Në ora: 17:33
Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, po merr pjesë në takimin e Asamblesë Politike të Partive Popullore Evropiane, i cili po zhvillon punimet në Bruksel.

Gjatë samitit, është biseduar për punën e organeve të EPP-së dhe çështje tjera të rëndësishme për familjen e partive evropiane të qendrës së djathtë.

Nënkryetari Haziri, ka prezantuar progresin në Kosovë dhe ka bërë një rezyme të situatës politike, duke theksuar përkushtimin e LDK-së për kontribut maksimal në avancimin e proceseve të gjithanshme pozitive në Kosovë dhe më gjerë.

Të pranishmit në samit, vlerësuan punën dhe shprehën mirënjohje për kryetarin Isa Mustafa dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës për punën dhe rezultatet e mira të arritura në qeverisjen e vendit.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka kërkuar mbështetjen e Grupit Parlamentar të EPP-së në proceset eurointegruese, duke përfshirë liberalizimin e vizave dhe proceset tjera të rëndësishme për Kosovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat