Paprekshmëria e kokave të korrupsionit, rrezikon liberalizimin e vizave

Politika

Paprekshmëria e kokave të korrupsionit, rrezikon liberalizimin e vizave

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 16 shtator 2016 Në ora: 16:40
Valdete Bajrami

Deputetja nga Nisma për Kosovën, Valdete Bajrami, ka thënë se nuk kanë ftesë si subjekt politik, për të marr pjesë në dialogun për çështjen e zgjidhjes së demarkacionit të Kufirit me Malin e zi. Ajo ka theksuar, se me AAK-në është duke iu shkuar shumë mirë koalicioni, ndërsa sa i përket Lëvizjes Vetëvendosje, duket se i kanë ndarë tashmë rrugët dhe nuk ka shpresë ribashkimi.

“Bota sot”: Kryeministri  Isa Mustafa e ka ftuar opozitën për dialog, në mënyrë që të zgjidhet çështja e Demarkacioni. A do t’i përgjigjet kësaj ftes partia juaj?

Valdete Bajrami: Sa i përket pyetjes tuaj, Nisma për Kosovën dhe as lideri i saj z.Limaj nuk kanë marrë asnjë ftesë nga z.Mustafa. Ne nuk mundemi të konsiderojmë ftesë planet e z.Mustafa që i diskuton në mbledhjet e Qeverisë.

“Bota sot”: Nëse do t’i thoni jo kryeministrit, cila është zgjidhja që ju ofroni?

Valdete Bajrami: Ne vazhdimisht kemi thënë se ulemi me të vetmin kusht, që ky version aktual i demarkacionit të bie të shkarkohet komisoi shtetëror dhe i gjithë procesi i demarkimit të filloj nga pika zero.

“Bota sot”: Kujt duhet t`i jepet merita për dështimin e votimit të projektligjit për Demarkacionin, opozitës apo Listës serbe?

Valdete Bajrami: Me 1 shtator Isa Mustafa e vulosi dështimin e tij politik dhe nuk do të shkojë shumë kohë kur ai duhet të ofroj dorëheqjen pasi që caktimi i vijës kufitare Kosovë-Mali i Zi ka dështuar, dhe kjo fal kundërshtimit të qytetarëve, fal ekspertëve, falë angazhimit tonë si parti opozitare bashkë me AAK –në,  por edhe  falë deputetëve të pozitës të cilët tash e një kohë janë deklaruar, se nuk do ta votojnë këtë version të demarkacionit pasi që tash më dihet se është bërë gabim gjatë shënjimit.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat