Kur ligji zbatohet për të dobëtit dhe amniston të inkriminuarit !

Politika

Kur ligji zbatohet për të dobëtit dhe amniston të inkriminuarit !

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 20 shtator 2016 Në ora: 16:56
ilustrim

Të henën, që në orët e para të mëngjesit, me një vendim gjyqësor në duar, Policia e Shtetit, zbarkoi në lagjen Dardania, për të nxjerrë disa banorë nga banesat, me arsyetimin se janë uzurpues. Deri këtu në rregull, meqë po kërkohet zbatimi i ligjit dhe ekezekutim i urdhërave gjyqësore. Por, sikur policia dhe organet e tjera hetuese e shtetërore, të kishin të njëjtin vullnet për të zbatuar ligjin dhe vendimet gjyqësore, Kosova nuk do të ishte kampione në korrupsion dhe në krim të organizuar.

Por, duke përdorur standarte të dyfishta në zbatimin e ligjit, të innkriminuarit në institucione amnistohen, ndërsa ata të më të dobëtit dhe më të pafuqishmit, që në këtë rast janë qytetarët ndëshkohen. Më të rëndë situatën e bën heshja e politikanëve, ndërsa 130 familje që prej ditës së hënë, kanë mbetur në qiell të hapur. Askush nga kompetentët që kërcasin dhënmbët lart  e poshtë për zbatim të ligjit, nuk ka ofruar ndonjë zgjidhje për këta banorë? A është e ligjshme, që fëmijë, gra dhe të moshuar të qëndrojnë në në të ftohtë, në qiell të hapur. A është e ligjshme që një 12 vjeçare, të rrezikojë jetën, se shtetit qenka i pafuqishëm për ta ndihmuar?  

Një vend që i thotë vetes shtet, duhet të kujdeset për qytetarët e tij, por një vend, që është kokë e këmbë i inkriminuar i flak qytetarët në rrugë. Një tjetër aspekt, tejet banal, është se fatkeqësia e këtyre qytetarëve po përdoret për qëllime politike, për t’ia hedhur fajin dikujt, e në këtë rast Komunës së Prishtinës.  Si për t’i dhënë një përgjigje kryekomunarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit, paraditen e të martës, Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli i ka takuar banorët e larguar nga banesa kolektive në lagjen “Dardania”. Të njëjtët  kanë kërkuar edhe të hënën pasdite një takim me Veselin, por ky fundit nuk reagoj.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat