Universitetet, shndërrohen në tempuj të favoreve seksuale!

Politika

Universitetet, shndërrohen në tempuj të favoreve seksuale!

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 22 shtator 2016 Në ora: 16:23
Ilustrim

Universitetet që konsiderohen si tempuj të dijes janë shndërruar ne tempuj të seksit dhe korrupsionit. Në këmbim të një note, apo një diplome, një pjesë e profesorëve nuk e kanë për gjë të kërkojnë favore seksuale.

Nuk është vetëm korrupsioni, që ka gjetur strehë në Universitete, por edhe shantazhet kundrejt studenteve, femra. Në Kosovë, ky fenomen është tejet i përhapur. Nën zë, proferorë, studentë, por edhe ekspertë të arsimit, e pranojnë se favoret seksuale, janë bërë pjesë e sistemit arsimor. Por, kur vjen puna për t’i denoncuar rastet publikisht me emra dhe mbiemra, të gjithë tërhiqen, duke deklaruar, se nuk mund të flasin për shokët dhe kolegët e tyre.

Ndërkohë “viktimat”, sa vijnë dhe shtohen. Po pyetja shtrohet, a duhet të heshtin edhe mediat dhe shoqëria civile, ndërkohë që sistemi arsimorë po degradon? Apel për të mos heshtur, ka bërë dhe Parlamenti Studentor, i cili pretendon se ka prova të mjaftueshme që tregojnë shantazhet që profesorët u bëjnë studentëve, në Universitetin e Gjakovës.

Ata janë shprehur të gatshmë që provat, të cilat i disponojnë, përveç organeve kompetente hetuese,  t’ua dërgojnë edhe mediave. “ Ne si studentë të Universitetit, kemi familje kemi vëllezër motra dhe baballarë, ne studentë e Universitetit të Gjakovës, çdo ditë jemi pjesë e shantazhimit nga administrata e Universitetit dhe kërcënimeve të vazhdueshme. Ne për hir të sinqeritetit, sepse të gjithë kanë djem dhe vajza në këtë institucion kemi hulumtuar dhe kemi gjetur fakte dhe prova të mjaftushme që t’i dërgojmë në polici edhe prokurori për mitmarrje, favore seksuale dhe korrupsion.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat