Politika, të largojë duart nga Policia

Politika

Politika, të largojë duart nga Policia

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 25 shtator 2016 Në ora: 17:03
Ilustrim

Ndonëse Policia e Kosovës është një ndër institucionet më të besueshme në nivel vendi, një numër i madh i ankesave për pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë shkuar në drejtim të Inspektoratit Policorë. Dhe meqenëse nga fillimi i këtij viti një numër i madh i zyrtarëve policorë kanë qenë nën lupën e Hetuesisë së Inspektoratit Policor, Policia e Kosovës tani më shumë se kurrë, ka nevojë për figura të reja.

Në bazë të statistikave që posedon ky institucion, vetëm gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, 109 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, apo marrë në përqindje 1, 2 për qind e PK-së janë hetuar për kryerjen e veprave penale.  Nga ky numër i të hetuarve si rezultat i gjetjeve nga ana e hetuesve të Inspektoratit Policor, ky institucion ka rekomanduar suspendimin e 24 uniformave blu.

Gjatë kësaj periudhe kohore IPK-ja, po ashtu ka pranuar plot 628 ankesa, ku në 390 ka pasur mungesë të elementeve të veprave penale dhe ato janë dërguar në Drejtorinë e Standardeve Profesionale të Policisë si shkelje disiplinorë. Ndërkaq, ekspertët e sigurisë vlerësojnë se suspendimet e fundit për vepra penale të dyshuara, flasin për një trend mjaft negativ, të përkeqësuar në Policinë e Kosovës. Sipas tyre, rastet e shfaqura me gjetje abuzive, shkelje në detyrë dhe jashtë saj, duke ushtruar ndikimin e autoritetit zyrtar, tregon se sa është e domosdoshme të përfillen standardet etike dhe profesionale brenda Policisë së Kosovës me masa rigoroze disiplinore.

Burim Ramadani ekspert i sigurisë, ka thënë se Policia e Kosovës ka një sfidë jashtëzakonisht të madhe që ndërlidhet me respektimin e procedurave të brendshme operative.  Ai ka thënë, se numri i madh i zyrtarëve policorë që kanë qenë apo janë momentalisht nëpër procedura administrative, disiplinore apo edhe penale, sigurisht se ndikon për të keq në punën e Policisë në përgjithësi.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat