Pse refuzohet dialogu?

Politika

Pse refuzohet dialogu?

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 26 shtator 2016 Në ora: 16:53
Ilustrim

Në vendet demokratike, krizat politike dhe mosmarrëveshjet zgjidhen me dialog, por në vendet ku mungon pjekuria politike, dialogu injorohet. Ky duket se është edhe rasti i Kosovës, pasi dialogu po refuzohet, pa asnjë argument. Pyetja shtrohet,  a po iu pëlqen politikanëve të Kosovës, që ta mbajnë peng vendin, për interesa të tyre, personale dhe klanore?

Shtete të tëra kanë qenë në luftëra dhe nëpërmjet dialogut kanë dalë nga situata, ndërsa politikanët në Kosovë, pozitë – opozitë, po e shohin si kosto të madhe dialogun.  Natyrisht që pritet ta shohin në këtë këndvështrim, për shkak se ata nuk mund t ‘iu shmangen dot pazareve politike. 

Në këmbim të dialogut, fillimisht duhet të propozohen poste, emërime apo tendera. Të paktën këtë ka treguar koha, gjatë viteve të të ashtuquajturës demokraci në Kosovë dhe nuk është se po shqetësohen sa tokë humb Kosovë me Malin e Zi, apo për Asociacionin. Ndërkaq ndërkombëtarët e akredituar në Kosovë, të cilët po e përcjellin situatën hap pas hapi, ndërsa situatën e kanë vlerësuar, si të sajuar, janë në mbështetje të dialogut.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Marten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat