Deputetët të mos tregojnë muskujt, por mendjen dhe argumentet

Politika

Deputetët të mos tregojnë muskujt, por mendjen dhe argumentet

Ridvan Emini Nga Ridvan Emini Më 13 tetor 2016 Në ora: 17:44
Kuvendi i Kosovës

“Mungesa e një pjekurie dhe kulture politike është problemi kryesorë në Kosovë. Politika në vendin tonë ka marrë një dimension tjetër nga çfarë do duhej të kishte, këtu politikë bëhet duke treguar se kush ka muskuj më të mëdhenj, duke treguar se kush është më shumë i aftë për të punuar kurthe dhe kundërshtuar çdo gjë që flet apo bën opozita dhe anasjelltas për pozitën”, ka thënë politologu Astrit Gjocaj.

Sa herë që është në pyetje shteti, të gjithë mekanizmat e tij vihen në dispozicion. Imazhi i shtetit nuk krijohet vetëm nga mekanizmat e shtetit, përkatësisht funksionimi i tyre. Ai krijohet dhe mirëmbahet edhe nga shoqëria civile e shtetit. Çdo cenim, apo sfidim i shtetit duhet të marrë një kundërpërgjigje, si nga mekanizmat e shtetit po ashtu edhe nga shoqëria civile.  Kosova si një shtet relativisht i ri, pa ndonjë historik të gjatë të funksionimit si i tillë në një regjim demokratik, pa dyshim se përballet me shumë sfida, të cilat shpesh herë janë të karakterit të sfidimit të shtetësisë.

Sfidimet e kësaj natyre nuk janë vetëm nga jashtë, ato janë edhe nga brenda shtetit. Mos funksionimi i mekanizmave të shtetit pavarësisht të cilit pushtet i takojnë, në mënyrë automatike e bënë demokracinë jo funksionale. Në kohën kur Kosova po përpiqet të paktën deklarativisht të jetë pjesë e demokracisë evropiane, nëse nuk funksionon demokracia brenda saj rrjedhimisht kemi një stagnim në këtë drejtim. Sfidimi i shtetit të Kosovës nga jashtë, përkatësisht nga Serbia dhe mbështetësit e saj, është i përditshëm dhe i lloj-lloj.

Shteti në këtë drejtim duhet të ketë të qartë rrugën të cilën duhet ndjekur, mënyrën se si duhet vepruar e mbi të gjitha duhet të jetë unik përballë çdo sfidimi që vjen nga jashtë. Kjo është edhe forma e veprimit të duhur.  Kosova në dy vitet e fundit ka përjetuar krizën më të thellë politike qysh nga shpallja e pavarësisë së saj. Kjo krizë politike ka ardhur si rezultat i mos gjetjes së një konsensusi në mes të partive politike. Ky mos konsensus ka bërë që të bëjë edhe më të polarizuara partitë në pushtet me ato që janë në opozitë. Si rezultat i këtij polarizimi, në vend është ngritur një diskurs i cili është fyes dhe degradues.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat