Rehabilitimi i Presidentit!

Politika

Rehabilitimi i Presidentit!

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 14 tetor 2016 Në ora: 16:40
Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi, pasi ka bërë zhurmë me katër letrat e tij të famshme,  kinse se është i interesuar për zbardhjen e ngjarjeve që kanë vite që kanë ndodhur, sërish ka dalë në publik, por kësaj radhe për t’u justifikuar. Thaçi, këtë veprim ishte dashur ta bëjë që ditën kur dha konferencën për shtyp, mirëpo pasi injoroi gazetarët, tashmë është rikujtuar që të  rehabilitojë vetveten.

Madje, ai ka shkuar deri në atë pikë, saqë, me krenari të stisur edhe një herë ka prekur në plagët e familjarëve të atyre që janë dhanë jetën për liri, duke komentuar nderimin që ai bëri kohë më parë pranë tek varrezat e serbëve, ku në pllakat shkruhej se janë vrarë nga terroristët shqiptarë.

“Kam qenë i vetëdijshëm çka shkruan në pllakata. Por ata janë qytetarë të Kosovës. Ne e dimë kush ka kryer gjenocid në Kosovë. Por nëse kërkojmë drejtësi për të gjitha viktimat, atëherë nuk është mëkat të bëhet kjo gjë. I di vlerësimet në Prishtinë, në Beograd, por edhe në mediat ndërkombëtare për këtë veprim”, ka deklaruar Presidenti, me moskokëçarje, duke harruar të pagjeturit dhe ata që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Në një kohë që Presidenti Thaçi sillet i urtë si qengj para Serbisë, kjo e fundit, është e pamërshirshme ndaj qytetarëve të Kosovës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat